back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajmeNjë vit nga shpërthimi në Ibër Lepenc, askush nuk u vë para...

Një vit nga shpërthimi në Ibër Lepenc, askush nuk u vë para përgjegjësisë

Të ngjajshme

UEFA gjobit Galatasarayn, kjo është arsyeja

UEFA ka vendosur ta gjobisë skuadrën e Galatasarayt. Kjo për...

Apple prezanton MacBook-et e rinj: Performancë “ndryshuese loje”

Nëse MacBook-u juaj aktual po jep shenja lodhjeje, tani...

S’i zgjat gëzimi Wolvesit, Salah barazon

Liverpooli ka shënuar golin e barazimit ndaj Wolvesit. Është egjiptiani,...

Ish-deputeti i LVV-së: Nuk ka matematikë që e rizgjedh Osmanin presidente

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se...

Sot është bërë një vit nga shpërthimi terrorist serb që ndodhi në kanalin Ibër-Lepenc, në fshatin Varagë në Zubin Potok.

Aty ku ishte përdorur rreth 20 kilogramë eksplozivë, me qëllimin për ta hedhur në erë kanalin, e që paraqiti sulmin më të rëndë ndaj infrastrukturës kritike që ka ndodhur që nga paslufta.

E dëmi i shkaktuar është vlerësuar në rreth 400 mijë euro.

Derisa Serbia u akuzua për akt terrorist, ata mohuan akuzat.

Mirëpo as kur ka kaluar një vit nga sulmi rrethanat e ngjarjes ende janë të paqarta, madje për këtë nuk ka as aktakuzë e as përgjegjësi.

Megjithatë në hetim për ta zbardhur rastin janë përfshirë edhe agjentë të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI).

Derisa edhe ndërkombëtarët heshtin për të dhënë informacione, janë institucionet e Kosovës ato të cilat kanë arrestuar dhjetëra persona nën dyshimin se janë të përfshirë në shpërthim dhe kanë sekuestruar armë dhe eksplozivë.

Në paraburgim u dërgua Dragisha dhe Jovan Viçentijeviq janë dërguar në paraburgim.

SERBIA PËRGJEGJËSE

Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë më herët se pas sulmit qëndron ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Radoiçiq mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023, kur u vra një polic i Kosovës, ndërsa në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti – tani në detyrë – tha se ka informacione të inteligjencës se shteti i Serbisë ishte përgjegjës për financimin, planifikimin dhe logjistikën e sulmit në Ibër-Lepenc.

Por, ambasadori i atëhershëm amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se SHBA-ja “nuk sheh asnjë provë që çon drejt Beogradit” lidhur me këtë rast.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz