back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaShqiptareNjë vit nga ngjarja e Kumanovës, familjarët organizojnë marsh protestues (Video)

Një vit nga ngjarja e Kumanovës, familjarët organizojnë marsh protestues (Video)

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Me rastin e përvjetorit të ngjarjes së Kumanovës dhe ditës së Evropës, Këshilli Opozitar sot, do të mbajë marsh protestues i cili do të fillojë në ora 17:30 nga parku i Çairit dhe do të vazhdojë deri te ndërtesa e Qeverisë së Maqedonisë. Portalb do të ju mundësojë që drejtpërdrejt (LIVE-STREAM) ta ndiqni protestën.

Protesta “Dita D”, apo me moton Drejtësi, Dinjitet dhe Demokraci, sipas organizatorëve ka për qëllim të tregojë se siç thonë ata, jo të gjithë shqiptarët janë të nënshtruar dhe të përulur para shefave të VMRO-DPMNE-së.

Këshilli Opozitar – ka njoftuar se marshi protestues do të jetë shqiptar, me flamur kombëtarë dhe nuk do të bashkohet me protesta tjera në Shkup, transmeton Portalb.

“Ndonëse disa dashakeqë duan që zëri shqiptar të mos jehojë suksesshëm më 9 Maj, sepse kjo ua prish allëshvereshet me partnerët e tyre maqedonas, ne edhe një herë përsërisim se protesta e 9 Majit për Drejtësi, Dinjitet dhe Demokraci do të jetë zëri i fuqishëm shqiptar i dëgjuar ndonjëherë në Shkupin dardan dhe, përmes tij, do të përçohet mesazhi se shqiptarët janë me Evropën dhe, së dyti, do të shtrohet pyetja se kush ishin tradhtarët dhe skenaristët e ngjarjes së Kumanovës, duke kërkuar drejtësi dhe dinjitet për shqiptarët. Më 9 Maj protestohet vetëm shqip dhe vetëm me flamur shqiptar!” thuhet në kumtesën e Këshillit Opozitar. /Portalb

Të Fundit

Sport

ShowBiz