Një i vdekur dhe dy të plagosur nga sulmi me veturë në Gjermani
01

Lexo edheReagime ndaj ndalimit të mediave në konferencën e Trumpit

Një këmbësor është vrarë dhe dy persona të tjerë janë plagosur nga goditja e një automobili në turmën e njerëzve në qytetin Hajdelberg në Gjermani, ka njoftuar policia.
Më pas një polic i armatosur e qëlloi dhe e plagosi një shofer, pasi ai i lëndoi tre vetë me makinën e tij para një ndërtese biznesore.
Policia ka njoftuar se një person 73 vjeçar më vonë vdiq nga plagët e pësuara nga goditja e makinës, njofton Radio Europa e Lirë.
Dy të plagosurit e tjerë në këtë sulm, një austriak 32 vjeçar dhe një femër 29 vjeçare nga Bosnja, janë trajtuar në spital dhe më vonë janë liruar.
Lexo edheReagime ndaj ndalimit të mediave në konferencën e Trumpit
Motivet e personit të dyshuar nuk ishin të qarta, por policia tha se nuk ka dëshmi se ishte sulm terrorist.
I dyshuari, që është i plagosur seriozisht, ndodhet në një spital në Hajdelberg.