Një tren i udhëtarëve del nga binarët në Kinë
03

Lexo edheGjermani, synohet kryerja e 200 mijë testeve në ditë për koronavirusin

Një tren i udhëtarëve ka dalë nga binarët në provincën Hunan në pjesën qendrore të Kinës.
Agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua, raportoi se treni ka dalë nga binarët në qytetin Chenzhou rreth mesditës, transmeton Gazeta Express.
Ekipet e shpëtimit janë duke shkuar në vendin e ngjarjes, thuhet në raport. Deri më tani nuk është raportuar për viktima.

Lexo edheGjermani, synohet kryerja e 200 mijë testeve në ditë për koronavirusin
Kina njihet për trenat e shpejtë dhe investimet e mëdha në këtë sektor të transportit viteve të fundit. Treni më i shpejtë në këtë shtet e ka arritur shpejtësinë prej 431 kilometrave në orë.