Një tjetër vajzë në Vragoli goditet për vdekje nga një makinë
01

Lexo edheËshtë 12-vjeçar dhe është fejuar me kushërirën 11-vjeçare (Foto)

Një tjetër aksident me fatalitet është shënuar në fshatin Vragoli, të Fushë Kosovës.
Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh njofton se dje në orën 18:30, i dyshuari mashkull shqiptar nga pakujdesia godet me veturën e tij viktimën femër shqiptare, që ishte duke ecur.
Si pasojë e lëndimeve të marra viktima ndërron jetë ne vendin e ngjarjes.

Lexo edheËshtë 12-vjeçar dhe është fejuar me kushërirën 11-vjeçare (Foto)
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet ne mbajtje.
Vetëm një javë më parë, Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, kishte bërë me dije se ka ndërruar jetë vajza që ishte aksidentuar nga një makinë në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës më 10 tetor.