Shkuan: Arsim Mehmeti ///
Duke u nisur nga fakti që jam njëri prej themeluesëve të strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës, bashkëthemelues i strukturave të Rinisë së PDK-së në nivel Qëndror dhe të degës në Drenas, kryetari i parë i saj, si veprimtar i denjë e i palëkundur i PDK-së për 17 vite me radhë, duke e ruajtur besimin reciprok me juve, duke qenë njëri prej personave publik në Drenas. Si asambleist i PDK-së për 7 vite (2000-2007), drejtor i DKA-së për 6 vite (2008-2014), si dhe në zgjedhjet e fundit komunale 2013 isha i dyti në Drenas më i votuari nga Ju. Kam vendosur si në vijim:
NË MBËSHTETJE KANDIDATIT TË PDK-së, z.RAMIZ LLADROVCI
Në vazhdim në mënyrë transparente dhe shumë të sinqertë para juve bashkëqytetarë dhe posaqërisht votues të mi, që më keni mbështetur mua dhe PDK-në gjithmonë gjatë këtyre 17 viteve, do t’ju paraqes arsyetimet e mia për mbështetjen e kandidatit:
1. ARSYETIMI POLITIK
Krejt natyrshëm, Drenasi bastion i PDK-së! Kam vendosur ta mbështes kandidatin, të cilin e ka propozuar dhe nominuar zyrtarisht shtëpia jonë e përbashkët, Partia Demokratike e Kosovës, z.Ramiz Lladrovci.
Prandaj Unë së bashku me juve nuk po lëvizim asnjë hap rrugëve të tjera, përveç maratonës tonë të gjatë me elektoratin më të ndershëm dhe dinjitoz që ka familja jonë politike dhe që po e ruajmë kohezionin tonë politik brenda subjektit tonë, bile edhe me kokën lartë me besnikërinë më të madhe, me vlerat e përbashkëta që ne vetë i kemi krijuar për 17 vite me radhë.
2. ARSYETIMI DIPLOMATIK
Krejt natyrshëm, Drenica djep i UÇK-së! Unë si ushtarë i UÇK-së, kam vendosur ta mbështes kandidatin Ramiz Lladrovci, i cili ishte pjesëtar i celulave të para të UÇK-së, si dhe rrjedh nga një familje emblematike të UÇK-së, vëlla e familjar i heronjve Kombëtar FEHMI dhe XHEVË LLADROVCI,
Prandaj Unë së bashku me juve nuk po lëvizim asnjë hap rrugëve të tjera, përveç maratonës sonë Kombëtare të nisur nga Komandanti Legjendar i UÇK-së ADEM JASHARI me familjen e Tij dhe me bashkëluftëtarë të Drenicës dhe të gjithë Kosovës të mobilizuar masovikisht në ditët më të vështira të Luftës sonë heroike për të vazhduar drejt fitorës së popullit në ballë me UÇK-në dhe liderin historik të saj, z.Hashim Thaçi, përmes të cilit fituam betejën dhe luftën e armatosur bashkë me NATO-n ndaj Serbisë në Konferencën e Rambujesë në vitin 1999, për të ardhur deri tek Çlirimi i Kosovës në Qershor 1999.
Kapitulli i ri në ndërtimin e Paqës u hap me Ne! Me transformimin e Drejtorisë Politike të UÇK-së, më 10 Tetor 1999 u themelua PDK-ja, përseri në ballë të saj ishte z.Hashim Thaçi, me të cilin e bëmë Shtetin e Pavarur të Kosovës, më 17 Shkurt 2008. Prandaj për të gjitha këto arritje jo vetëm z.Thaçi, por të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë mirënjohës ndaj Drenicës dhe Drenasit që i dolën në mbështetje lidershipit dhe Partisë tonë.
Rrugëtimi ynë kombëtar po sfidohet me përbaltjen e Vlerës sonë Kombëtare UÇK-së nga qarqe më të ndryshme antikombëtare. Prandaj kërkohet vigjilencë më shumë se kurrë. Arrestimet dhe denimet e komandantëve dhe bashkëluftëtarëve tanë, siç ishte edhe rasti i ish kryetarit tonë Nexhat Demaku me tre vëllezërve të tij dhe bashkëluftëtarë të tjerë, duhet të na bashkojnë o sot o kurrë në mbrojtje të tyre, pavarësisht bindjeve të tyre politike, sepse UÇK ka bërë luftë të drejtë dhe Çlirimtare në shtëpinë e vetë në Kosovë. Prandaj kjo vlerë është e gjithë Kombit Shqiptar!. Ta ruajmë së bashku nga sfidat që na presin për të edhe në të ardhmën!
PDK i ka dhënë shumë Kosovës, kryeministër e president të Shtetit! Është momenti kur të bashkuar ta integrojmë Kosovën në strukturat euroatlantike. Kjo bëhet vetëm me z.Hashim Thaçi – President i Shtetit dhe me z.Kadri Veseli – Kryeministër i Republikës së Kosovës!
3. ARSYETIMI EKONOMIK
Krejt natyrshëm, Drenasi me PDK-në në Qeverisje të Shtetit! Kam vendosur ta mbështes kandidatin, z.Ramiz Lladrovci, sepse me fitorën e tij, Drenasi do t’i ketë dyert e hapura në Qeveri, donacione, ambasada, kompani dhe ndërmarrje publike dhe një mundësi jetike për zhvillimin e ekonomisë së Drenasit, i cili ka ngelur shumë mbrapa dhe PDK-së më nuk do t’ja falim po fuqishëm do të kërkojmë zhvillimin e Drenasit në të gjitha fushat e jetës. Të jeni të bindur se këto nuk do t’i arrinë Drenasi me asnjë kandidat tjetër, me gjithë respektin për ata që i kanë hy garës, qoftë nga subjektet tjera minore politike, qoftë kandidatët e pavarur!
4. ARSYETIMI EMOCIONAL
Si pjesëtar i UÇK-së, nesër bëhen 18 vite, nga dita kur dhash betimin ushtarak në Brigadën 114 “FEHMI LLADROVCI ” në livadhet e fshatit Prellovc bashkë me qindra bashkëluftëtar para komandantit, tashmë heroit Kombëtar ILAZ KODRA.
Prandaj është momenti më emocional i jetës time që i shërbeva Kombit tim 2 vite në UÇK dhe 17 vite në PDK, ndërsa sot kam arritur ta sfidojë dhe ta tejkaloj vetëvetën time, përkundër 1001 pakënaqësive që i kam brenda UÇK-së dhe brenda PDK-së, por jam i bindur se me në krye Ramiz Lladrovcin – Kryetar i Drenasit, do t’i zgjedhim një nga një !
Sot jemi më të bashkuar sesa dje për PDK-në! Ardhja e z.Naim Bazaj me përkrahësit e tij, i cili ishte më i votuari në Drenas, thirrja ime e sinqertë e elektoratit tim që isha i dyti më i votuari në Drenas, ka një domethënie të çartë. Të bashkuar në shtëpinë e vjetër!
I bëjë thirrje edhe shokut tonë bashkëpartiak, z.Xhavit Drenorit që ta ndjek shembullin e Naimit, e qe besa është dashur që të dytë me kohë ta ndiqni shembullin tim, që mos të lëshojmë shtëpinë tonë, por të përbashkohemi në familjen tonë politike, në PARTINË DEMOKRATIKE TË KOSOVËS!
Urime fitorja e PDK-së!
Urime Drenasit bastion i PDK-së!
Urime fitorja e kryetarit Ramiz Lladrovci!