BallinaLajmeNjë “termocentral” midis Prishtinës që i kontribuon ajrit vrasës

Një “termocentral” midis Prishtinës që i kontribuon ajrit vrasës

Të ngjajshme

​19 vjet nga shqyrtimi i planit të Ahtisarit në OKB

Para 19 vitesh filloi shqyrtimi i planit të Ahtisaarit...

Tifozët e Italisë e duan Mourinhon për trajner

Italia do të mungojë në Botërorin e tyre të...

​Italia në kërkim të trajnerit të ri, lajmërohet “shpëtimtari”

Trajneri italian, Roberto Mancini, besohet se është i bindur...

Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga vetura vidhet çanta me armë dhe dokumente

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të...

Prishtina, si rëndom gjatë kohës dimërore, është mbuluar nga smogu i ajërit të papastër që përbën rrezik jashtëzakonisht të madh për shëndetin e banorëve.

Banorët e Prishtinës vazhdojnë që të ndotin ajrin duke djegur lëndë, që së fundmi janë ndaluar edhe me ligj, siç është thëngjilli.

Në këtë mënyrë, ajri ditëve të fundit ka arritur në nivele shqetësuese të ndotjes, duke prekur majat e listave të shteteve me ajër të ndotur.

Periskopi ka pranuar një video ku shihet njëri prej objekteve të kryeqytetit duke lëshuar tym të madh në hapësirën ajrore.

Objekti gjendet afër shkollës “Don Bosko” në Prishtinë.

Nga oxhaku i këtij objekti shihen shullunga të mëdha tymi, që lirohen në ajrin tmerrësisht të ndotur të kryeqytetit.

Më 13 nëntor, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, kishte bërë të ditur se kishte filluar me konfiskimin e thëngjillit në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Megjithatë, në kuadër të këtij zotimi është bërë shumë pak.

Thëngjilli shitet gjithandej, e madje edhe nëpër faqe të ndryshme interneti. /Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz