back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaSportNjë skuadër shqiptare në mesin e 100 klubeve më të mira të...

Një skuadër shqiptare në mesin e 100 klubeve më të mira të botës, lë prapa plotë klube të njohura

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave të Futbollit ka publikuar renditjen e 400 klubeve më të mira të futbollit në botë për vitin 2016.

Klasifikimi merr për bazë rezultatet e ekipeve në garat kombëtare dhe ndërkombëtare nga periudha 1 janar deri më 31 dhjetor 2016.

Shkëndija është skuadra shqiptare që pozicionohet në lart. Skuadra nga Tetova, që luan në ligën e parë të Maqedonisë, renditet e 97-ta me 125 pikë, aq sa kanë edhe Kabala (Azerbajxhan), Hajduku i Splitit (Kroaci), Rozenborgu (Norvegji) dhe Al Ahli (Arabia Saudite).

Interesant është fakti që menjëherë pas tyre, me një pikë më pak, vijnë emra të mëdhenj si Çelsi, Olimpiku i Marsejës dhe Steaua e Bukureshtit.

Image

Sa u takon klubeve nga kampionati ynë, mes 400 më të mirëve të botës janë vetëm dy: Kukësi në vendin e 205-të (87.5 pikë) dhe Partizani i 260-ti (77 pikë).

Image

Surprizë është edhe vendi i parë, që mbahet nga Atletiko Nacionali. Ekipi nga Kolumbia, i pari nga jashtë Europës që udhëheq renditjen 26-vjeçare, lë pas Realin e Madridit dhe Barcelonën.

Të Fundit

Sport

ShowBiz