back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaLajmeNjë shqiptar në mesin e të lënduarve nga zjarri në autobusin në...

Një shqiptar në mesin e të lënduarve nga zjarri në autobusin në Zvicër

Të ngjajshme

​Arsenali kërkon avantazhin në Bay Arena ndaj Leverkusen

Bayer Leverkusen dhe Arsenal do të përballen sonte, më...

Ostlund shpall listën e zgjeruar për ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Jesper Ostlund, ka publikuar...

Dëshmitari në gjyqin ndaj Nagip Krasniqit: Nuk ka pasur kritere favorizuese për kaldajën A5

Në seancën gjyqësore ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike...

Një shqiptar lëndime trupore, si pasojë e zjarrit që kaploi një autobus, mbrëmë në Fribourg të Zvicrës.

IndeksOnline ka konfirmuar se F.Morina, shtetas i Kosovës, është lënduar lehtë në duar, nga flakët që përfshinë autobusin.

Në një komunikim me vëllain e viktimës, IndeksOnline mësoi se i njëjti është duke u trajtuar në spital, për plagë të lehta.

Ky është rasti i vetëm i konfirmuar deri më tani, teksa nuk dihet ende nëse ka të lënduar të tjerë shqiptarë.

IndeksOnline në mëngjes ka kontaktuar edhe ambasadorin e Kosovës në Zvicër, Mentor Latifin, i cili pohoi se Ambasada nuk ka ende ndonjë informacion, teksa policia po punon në identifikimin e viktimave.

Mbrëmë rreth orës 18:25, në qendër të Kerzers, një autobus me pasagjerë u përfshi nga zjarri – në rrethana ende të pasqaruara.

Dyshimet e para asociojnë me zjarrvënie të qëllimshme nga një person i panjohur. Autoritetet janë duke e hetuar rastin.

Deri më tani është konfirmuar vdekja e 6 personave, dhe lëndimi i disa të tjerëve.

Në pamjet e publikuara në rrjete sociale që nga dita e djeshme shihet se, teksa flakët kaplojnë mjetin, dëgjohen britma e të thirrura, si në gjuhën gjermane, ashtu edhe në shqip.

IndeksOnline do vazhdojë t’iu mbajë të informuar rreth rastit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz