BallinaLajmeLajmet e FunditNjë shofer në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, e një në Babush tejkaluan shpejtësinë –...

Një shofer në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, e një në Babush tejkaluan shpejtësinë – Iu shqiptuan gjoba e njërit iu mor edhe patent-shoferi

Të ngjajshme

Udinese po e “çmonton” Milanin, shënon dhe të tretin

Udinese ka shënuar edhe të tretin ndaj Milanit. Është përsëri...

Gjesti shikon videot me Eglin, “kujton” të kaluarën (Foto)

Këngëtari i njohur, Gjesti nuk është se po tregohet...

Sabrina Carpenter dominon Coachella-n me spektakël teatror

Këngëtarja amerikane Sabrina Carpenter e shndërroi skenën e Coachella-s...

Patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndaj dy shoferëve për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.

Rreth orës 04:15, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, afër pikës së karburantit “Hib Petrol”, ka ndaluar një veturë Volkswagen Passat me targa vendore. Gjatë kontrollit është konstatuar se shoferi A.A. (28 vjeç) po drejtonte automjetin ndonëse ishte nën masën mbrojtëse që ndalon drejtimin e mjetit motorik nga data 28.06.2025 deri më 27.09.2025.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij u morën masat:

– Gjobë prej 500 €

– 5 pikë negative

– Masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit për 6 muaj

– Konfiskim i automjetit

Ndërkohë, rreth orës 05:30 në fshatin Babush, ka ndaluar një veturë Audi me targa të huaja. Shoferja S.N. (33 vjeçe), shtetase e huaj, po drejtonte automjetin me 128 km/h në një zonë me kufizim prej 50 km/h. Shpejtësia është matur përmes veturës inteligjente të policisë.

Me pëlqimin e saj, ndaj saj është shqiptuar një gjobë e dyfishuar prej 600 €.

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara për të rritur sigurinë në komunikacion dhe respektimin e ligjit ndërsa ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë duke raportuar çdo shkelje apo rrezik në trafikun rrugor përmes kanaleve të mëposhtme:

📞 192

📞 0290/326-250

📞 0290/322-406

📲 Aplikacionit “Lajmëro Policinë”

Të gjitha informacionet trajtohen me konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz