Një serb në Bajë të Skenderajt e mbyt lopa duke goditur në kokë (FOTO)
01

Lexo edheKapja rekorde e disa tonëve marijuanë në Serbi bëhet lajm në mediat ndërkombëtare

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së enjtes në fshatin Bajë të Skenderajt, ku një burrë i moshuar është gjetur pa shenja jete në stallën e bagëtive.
Siç mëson Sinjali, rreth orës 14:00, Policia ka pranuar informacion për një vdekje të dyshimtë në këtë fshat. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, bashkë me mjekun kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, Belko Simic, 73 vjeçar.
Sipas të dhënave fillestare nga vendi i ngjarjes dhe deklarimeve të personave që kanë qenë aty pranë, dyshohet se viktima ka pësuar goditje fatale në kokë nga një lopë, derisa ishte duke u kujdesur për bagëtinë në stallë.

Lexo edheKapja rekorde e disa tonëve marijuanë në Serbi bëhet lajm në mediat ndërkombëtare
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë hetimore dhe ekipi i mjekësisë ligjore. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, me qëllim të përcaktimit të saktë të shkakut të vdekjes. Hetimet janë në zhvillim.