back to top
Wednesday, January 14, 2026
BallinaNjë produkt misterioz po vjen nga Motorola në 25 Shkurt

Një produkt misterioz po vjen nga Motorola në 25 Shkurt

Të ngjajshme

Publikohen rezultatet e para nga rinumërimi, AAK menjëherë pas VV-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot ka marrë vendim që...

Pësoi dëmtime serioze nga vërshimet, mbyllet një urë në Drenas

Komuna e Drenasit, ka njoftuar se është mbyllur përkohësisht...

Në formë ky djalë, Semenyo shënon përsëri për Cityn

Manchester City ka shënuar golin e epërsisë ndaj Newcastle...

“A ka kundërkandidat?”, Abdixhiku: Jo, s’qenkan të interesuar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pasi...
Kompania e njohur Motorola ka dërguar ftesa këtë mëngjes për një event që ajo do të mbajë në 26 Shkurt. Gjatë këtij eventi Motorola do të japë një njoftim të dobishëm mbi një kuti misterioze. Deri më tani nuk ka asnjë ide se çfarë mund të ketë brenda kjo kuti. Disa mendojnë se mund të jetë modeli i ri i smartfonit Moto X por në fakt është tepër shpejt për lançimin e këtij produkti. Misteri mund të ketë të bëjë dhe me një përditësim të orës inteligjente Moto 360 apo smartfonit buxhetor Moto E. Ky mund të jetë produkti më i rëndësishëm i Motorola që kur kjo kompani u ble nga Lenovo në muajin Tetor. Ftesa është shoqëruar më mbishkrimin “Në këtë kuti do të gjeni gjithçka që ju nevojitet.”
Ndërsa po afrohet kongresi mobil botëror, Motorola po përpiqet të zbehë sadopak influencën e Samsung dhe HTC në këtë event ku pritet të lançojnë modelet e ardhshme të smartfonëve Galaxy S6 dhe HTC One. Tani ose është një pasardhës i Moto 360 ose një smartfon i ri që do i shtohet linjës Moto. (PCWorld Albanian)

Të Fundit

Sport

ShowBiz