back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeNjë plumb i vetëm vrau Charlie Kirk – detaje të tjera për...

Një plumb i vetëm vrau Charlie Kirk – detaje të tjera për incidentin shokues në Utah

Të ngjajshme

Charlie Kirk, një aktivist konservator me ndikim dhe një aleat i ngushtë i presidentit amerikan, Donald Trump, u qëllua për vdekje ndërsa fliste në një aktivitet në një universitet në Utah.

Ka ende shumë gjëra të paqarta rreth incidentit, por ja çfarë dihet deri më tani:

Çfarë ndodhi?

Kirk, 31 vjeç, i cili ishte ftuar të fliste në Universitetin e Utah, I ishte drejtuar një turme prej rreth 3000 personash.

Sipas dëshmitarëve okularë dhe videove të marra në vendngjarje, Kirk po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me dhunën me armë.

“A e dini sa amerikanë transgjinorë kanë qenë autorë të vrasjeve masive gjatë 10 viteve të fundit?” pyeti një anëtar i audiencës.

“Shumë,” u përgjigj Kirk.

Pyetësi tha më pas se kishte pasur pesë raste në 10 vjet dhe e pyeti Kirkun se sa autorë të vrasjeve masive kishin qenë gjatë asaj kohe.

“Të numërojmë apo të mos numërojmë dhunën e bandave?” ishte përgjigjja e Kirk.

Pastaj u dëgjua një e shtënë e vetme – ishte rreth orës 12:20 sipas orës lokale.

Më pas, Kirku shihet duke u tërhequr në karrigen e tij, me gjak të dukshëm në qafë, përpara se turma e tmerruar të fillojë të vrapojë.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit thonë se besohet se vrasësi ka qëlluar me armë zjarri nga çatia e një ndërtese që ndodhej pranë oborrit ku po fliste Kirk.

Ata po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe besojnë se i dyshuari ishte “i veshur me rroba të errëta”.

BBC  ka shqyrtuar videot e postuara në mediat sociale, të cilat njerëzit pretendojnë se tregojnë një figurë në çatinë e një ndërtese universiteti menjëherë pas sulmit.

Figura në çati ishte afërsisht 130 metra larg vendit ku ishte ulur Kirk.

Dhe pamjet e marra nga një zyrë në afërsi duket se tregojnë dikë duke vrapuar mbi çatinë e Qendrës Losee pas të shtënave, transmeton Klankosova.tv.

Kirk u dërgua me urgjencë në spital me një automjet privat.

Por disa orë më vonë, Trump konfirmoi vdekjen e tij në një postim në Truth Social.

Më pas, njerëzit në turmë përshkruan atë që kishin parë.

“Dëgjova një të shtënë të fortë, një shpërthim të fortë dhe pastaj pashë trupin e tij në fakt – në lëvizje të ngadaltë – duke rënë përmbys,” tha një dëshmitar okular.

“Ne të gjithë ramë në tokë, dhe dua të them se qëndruam ashtu për rreth 30 deri në 45 sekonda, dhe pastaj të gjithë përreth nesh u ngritën dhe filluan të vraponin,” tha Emma Pitts, një gazetare nga Deseret News.

Kërkimet për të dyshuarin

Autoritetet thonë se ky ishte një atentat – por ende nuk e dinë kush e qëlloi Kirkun, ose pse.

Dy persona u arrestuan  pas incidentit dhe më vonë u liruan. Ata “nuk kanë lidhje aktuale” me të shtënat, thanë zyrtarët e Utah, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo e shtënë është ende një hetim aktiv”, tha Departamenti i Sigurisë Publike.

Një kërkim masiv është duke u zhvilluar për ta kapur të dyshuarin për rastin.

Kush ishte Charlie Kirk?

Kirk ishte një nga aktivistët konservatorë dhe personalitetet mediatike më të njohura në SHBA, dhe një aleat i besuar i presidentit Donald Trump. Ai ishte i ftuar në inaugurimin presidencial të Trumpit dhe një vizitor i rregullt në Shtëpinë e Bardhë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz