Një pjestar i komunitetit egjiptian në Kosovë me koronavirus

Mbrëmë është shënuar personi i parë i prekur me Covid-19 nga radhët e komunitetit egjiptian në Kosovë. Bëhet fjalë për një person nga rajoni i Prizrenit. Këto detaje i dha për Express në një lidhje direkte, Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha.
“Deri mbramë nuk kemi pas asnjë rats të konfirmuar me Covid-19. Mbramë është informata e fundit nga shtabi emërgjent në Prizren. Nga ta thuhet se një pjestar i komunitetit egjiptian është prekur nga covidi. Kjo e rrezeikon shunë shpërndarjen e tij”, sqaron për Gazetën Express, deputeti Veton Berisha”, thotë ai.
E Berisha, i është drejtuar ambasadave të akredituara në Kosovë dhe organizatave vendore që të ndihmojnë komunitetin egjiptian, i cili sipas tij po përballet me vështirësi në këtë kohë pandemie.

Lexo edheVeseli: Pakoja e propozuar nga PDK ndodhet në Kuvend, ajo ndihmon 280 mijë punëtorë të sektorit privat
Ai kritikon Qeverinë në detyrë, e cila sipas tij nuk po i merr parasysh kërkesat e kë tij komuniteti.
“Qeveria nuk ka plan konkret për neve, andaj unë sot jam detyru që me iu drejtu për ndihmë organizatave të huaja që veprojnë në Kosovë, ambasadave. Kjo ka ndodhë për shkak se që një mujë e gjysmë ne e kemi mabjtë komunitetin në mbijetesë, tash ndihmat janë shpenzu. Nuk kemi më kurfarë ndihme”, thotë Berisha.














