BallinaKulturëNjë pjesë e Ministrisë së Kulturës në Prizren

Një pjesë e Ministrisë së Kulturës në Prizren

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në vizitën e realizuar në Prizren, i dorëzoi kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, vendimin e Qeverisë së Kosovës për bartjen e një pjese të MKRS-së në Prizren dhe kërkesën e ministrisë për shqyrtim në Kuvendin Komunal të Prizrenit, për dhënien në shfrytëzim nga ana e MKRS-së, të dy objekteve në Prizren.

Bëhet fjalë për lejimin e shfrytëzimit të objekteve në dy lokacione, të Rektoratit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, në qendër të qytetit dhe të Internatit (Xhandarmërisë) në lagjen e Terzinjve.

“Ne, sot kryetarit ia kemi dorëzuar kërkesën e cila ka të bëjë me hapësirat e Rektoratit të Universitetit, ku kemi pasur biseda edhe me Rektorin, dhe jemi pajtuar që ky objekt t’i jepet në shfrytëzim ministrisë, por sigurisht se vendimin përfundimtar do ta merr komuna. Dhe objekti i dytë do të jetë ai i Internatit, një objekt nën mbrojtje, por në të cilin duhet të investohet për konservimin, restaurimin dhe adaptimin e tij si objekt për shfrytëzim nga MKRS-ja”, tha ministri Gashi.

Ndërkaq, kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja u shpreh se e mirëpret kërkesën nga ana e MKRS-së por edhe faktin se ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit vjen nga qyteti historik i Prizrenit. “Qyteti i Prizrenit e ka mirëpritur një vendim të këtillë, javën e kaluar, të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe është kënaqësi për ne, qytetin e Prizrenit, për njerëzit e kulturës, e sporteve dhe unë jam shumë i bindur se Komuna e Prizrenit do të bashkëpunojë hollësisht me ministrinë për avancimin e zhvillimit të kulturës në Republikën e Kosovës”, tha ndër të tjera kryetari Muja.

Ministri Gashi i shoqëruar nga kryetari Muja vizituan këto dy lokalitete, ku pritet të vendoset një pjesë e stafit politik, profesional e administrativ të ministrisë nga fillimi i shkurtit të vitit tjetër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz