Një “Nürnberg” për kriminelët serbë… jo kundër luftëtarëve të lirisë!

Nga Agim Muhaxheri
Në asnjë proces në botë, pra as në atë të Nürnbergut nuk ka ndodhur që me ‘provat’ e agresorit të dënohen viktimat, siç u
dënua UÇK-ja! Ligji për formimin e Speciales së paku të ndryshohet…
Ligji nuk është Bibël as K’uran, ai ndryshohet.
—-
Një ditë pas dënimit të krerëve të UÇK-së me gjithsej 81 vjet burg, në Specialen e Hagës, ngritet në këmbë Kosova, përgjithsisht bota shqiptare.
Këngëtarje me nam Dua Lipa në facebookun e saj vuri stemën me tri shkronja – UÇK!
Këngëtarja angleze, me origjinë shqiptare Dua Lipa përgjoi mesazhin se si një gjykatë e shpalli fajtore ushtrinë tonë – UÇK-në.
Në asnjë proces gjyqësor në botë, as në atë të Nürnbergut të Gjermanisë, nuk ka ndodhur që të nxirren në gjyq viktimat…
Kjo i ndodhi Kosovës… UÇK-së që e bëri luftën me hordhitë e Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit.
ZPS-ja për ironi i nxori në gjyq luftëtarët e lirisë… Gjykatësi amerikan Charles Smith bashkë me dy asistentët e tij europianë ua ‘prenë teshat” krerëve të UÇK-së:
Hashim Thaçit – presidentit të shtetit të Kosovës, kryekuvendarëve Jakup Krasniqit e Kadri Veselit dhe deputetit Rexhep Selimit, të cilët mbahen brenda grilave tash 6 vjet.
Dhe ironia – ata dënohen ‘në emër të popullit të Kosovës’!

Lexo edhe“Si u krijua Përbindëshi” – E vërteta që ndodhi gjatë luftës duhet të zbardhet sa më parë
Ish- gjykatësi i UNMIK-ut, Charles Smith aktgjykimin e tij e mbështeti në “dëshmitë” – “provat” serbe.
“Provat” e Prokurorisë së Serbisë!
Zotërinj prokurorë e gjyqtarë përse keni gjykuar në bazë të provave – të një vendi që bëri agresionin në Kosovë?
I keni marrë parasysh ‘provat’ e xhelatit kundrejt viktimës…!
Kjo është e njejtë sikur me ‘provat’ e Rusisë së Putinit t’i bëhet gjyqi ‘për krime të luftës’ presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Të rrimë shtrembër, të flasim drejt, ligjin për formimin e Speciales e bënë tanët në Kuvendin e Kosovës, më 3 gusht 2015. Atëbotë e nxorën Ligjin nr. 05/L – 053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyren e Prokurorit të Specializuar.
Ligji nuk është Bibël, as K’uran, ai ndryshohet.
Sajesës – Speciales t’i bëhet ‘operacioni’ në sallën e Kuvendit të Kosovës. “Kirurgët’ t’ia heqin ‘mishin e egër’ ligjit të diskutueshëm;
Të hedhen poshtë ‘provat’ serbe, ato të mos vlejnë në Gjykatën e Apelit!
Ligji i diskutueshëm të plotësohet, të mos jetë gjyqi një etnik; të ndiqen kriminelët serbë që kryen më tepër se 400 masakra në Kosovë, për krimet e luftës në Prekaz, Reçak, Drenicë, Gjakovë, Pejë, Deçan, Kaçanik…
Assesi, në asnjë mënyrë nuk bën të lejojmë funksionimin e gjykatës një etnike, raciste.














