BallinaLajmeNjë në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti më 2024

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti më 2024

Të ngjajshme

Kosovë: 37 aksidente dhe më shumë se 1 mijë gjoba trafiku në 24 orë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e...

Trump i jep ultimatum 48 orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një ultimatum drejt...

Motra e raporton të zhdukur vëllanë në Gjilan

Një vajzë ka raportuar në Polici se vëllai i...

Rreth 520 milionë fëmijë në gjithë botën kanë jetuar në zona konflikti më 2024, 47 milionë më shumë sesa në vitin paraprak, ose shifra më e lartë e regjistruar prej vitit 2005, sipas një raporti të organizatës ndërkombëtare për mbrojtje të fëmijëve, Save the Children.

Organizata ka thënë se kjo nënkupton që një në pesë fëmijë në gjithë botën ka jetuar në një konflikti aktiv më 2024.

Sipas raportit, janë identifikuar 41.763 “shkelje të mëdha kundër fëmijëve” vetëm vitin e kaluar, çka përbën 30 për qind rritje prej vitit 2023, njëherësh shifër rekorde.

Më shumë se gjysma e incidenteve kanë ndodhur në katër rajone: në territoret e pushtuara palestineze, në Republikën Demokratike të Kongos, Nigeri dhe Somali.

Në përgjithësi janë regjistruar 61 konflikte nëpër shtete të ndryshme, edhe kjo shifra më e lartë prej vitit 1946.

Florian Westphal, shef ekzekutiv i degës së Save the Children në Gjermani, ka bërë thirrje për veprime politike urgjente.

Në kohën e rritjes së përforcimeve ushtarake në botë, mbrojtja e fëmijëve duhet të jetë në qendër të politikave të sigurisë, ka thënë ai, duke shtuar se është skandaloze që qeveritë po shpenzojnë më shumë në armë, sesa në mbrojtjen e fëmijëve në zonë konflikti.

Gjetjet në raport janë rezultat i të dhënave të mbledhur nga Instituti për Kërkime të Paqes, me bazë në Oslo, si dhe raportet e Kombeve të Bashkuara.

Zonat e konfliktit përcaktohen nëse në një zonë prej 50 kilometrash ka pasur të paktën një “incident konflikti” atë vit. /REL/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz