back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditNjë në dy qytetarë ka makinë në Shqipëri

Një në dy qytetarë ka makinë në Shqipëri

Të ngjajshme

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë aktualisht më shumë se 1 milion mjete, dhe përqindja e automjeteve private ka arritur nivele të larta. Rreth 81% e mjeteve janë autovetura, ndërsa 5,9% janë mjete për transport të përzier dhe motorë. Kjo ka sjellë një shtim të konsiderueshëm të fluksit të trafikut, veçanërisht në zonat urbane, ku trafiku është bërë gjithnjë e më i ngarkuar.

Vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti janë regjistruar 27 mijë mjete të reja, prej të cilave 81% janë autovetura, duke theksuar dominimin e automjeteve për përdorim personal, përballë një infrastrukture rrugore që mbetet e njëjtë. Ky rritje e numrit të mjeteve ka kontribuar në vështirësitë e lëvizjes, ndërkohë që qytetet si Tirana dhe Durrësi kanë përqindjet më të larta të mjeteve, respektivisht 35% dhe 13,6%.Sipas të dhënave, Tirana ka më shumë se 350,000 automjete në qarkullim, ndërsa Durrësi ka një përqindje të konsiderueshme, por më të ulët, me 13,6%. Gjirokastra dhe Kukësi përfaqësojnë zonat me numrin më të ulët të mjeteve, përkatësisht 2,1% dhe 2,4%.

- Advertisement -

Të Fundit