back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeNjë muaj paraburgim për shtetasin nga Shqipëria që u kap me drogë...

Një muaj paraburgim për shtetasin nga Shqipëria që u kap me drogë në Gjakovë

Të ngjajshme

Ndalimi i kosovarëve nga Serbia, kritikohet qasja e institucioneve të Kosovës

nstitucionet e Kosovës janë kritikuar për mosreagim të duhur...

Zemaj: VV s’ka besuar se do të ndodhë Pavarësia e Kosovës

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e ka...

Kush është ai? Jennifer Aniston shfaqet për herë të parë publikisht me partnerin e ri

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Aniston, është shfaqur...

​Çifti polak po shikonte lajmet mbi dronët rusë kur njëri prej tyre qëlloi shtëpinë e tyre

Pensionisti Tomasz Wesolowski po shikonte lajme në televizion për...

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj shtetasit nga Shqipëria G.B., nën dyshimet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

I pandehuri më 8 shtator 2025, rreth orës 17:55, në Ponoshec të Gjakovës, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes, ka transportuar substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë.

Patrulla e policisë kufitare Ponoshec, gjatë patrullimit ka ndalur veturën të cilin po e drejtonte i pandehuri.

Pas ndaljes se automjetit gjatë komunikimit me shoferin është ndier një aromë e dyshuar për narkotik, fillimisht është pyetur i pandehuri se a ka diçka ilegale në veturë, i njëjti është përgjigjur se jo, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit nën asistimin edhe të zyrtarëve policor të Njësisë K9 kanë gjetur dy qese narkotik e llojit marihuanë në bagazh, në peshë 1 kilogram e 48 gramë dhe një qese e vogël e fshehur nën plastikën e fshesave të automjetit në peshë 1.77 gramë.

Sasia e narkotikëve, automjeti, 246 euro dhe 5 mijë lekë janë sekuestruar nga zyrtarët policorë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz