back to top
Sunday, October 19, 2025
BallinaLajmeNjë muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e dy personave afër...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e dy personave afër Gjykatës në Pejë

Të ngjajshme

Të gjithë sytë te Egli Tako/ Prezantuesja “pushton” skenën me fustanin e zi

Prezantuesja e njohur Egli Tako ka tërhequr sërish vëmendjen...

Guardiola nuk e përjashton rikthimin e Grealish te City: Ka kontratë me ne

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka lënë të...

Java e ardhshme me temperatura pranverore

Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga mot relativisht...

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Mahmut Hoxhajt, i dyshuar për plagosjen e dy personave të premten pas shpalljes së një aktgjykimi në Gjykatën Themelore të Pejës.

Vendimi është marrë pas mbajtjes së seancës dëgjimore, e cila seancë u mbajt në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas vendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi” masa do të jetë në fuqi deri më 15 nëntor 2025.

“Betimi për Drejtësi” të shtunën raportoi lidhur me kërkesën e parashtruar nga prokurori Ersan Qavolli, me të cilën është kërkuar caktimi i paraburgimit ndaj Hoxhajt, i cili ndodhet në mbajtje që nga pasditja e 17 tetorit 2025, me dyshimin e bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Hetimet paraprake tregojnë se i dyshuari kishte qenë palë në një proces gjyqësor që kishte përfunduar pak minuta më herët me lirimin e palës tjetër. Menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit, Hoxhaj dyshohet se ka dalë në parkingun prapa gjykatës, ku ka pritur viktimat dhe ka shtënë në drejtim të tyre me dy armë automatike të tipit AK-47.

I dyshuari Hoxhaj i cili është vëllai i të vrarit në Volljakë të Klinës, F.H., po dyshohet se për hakmarrje ka plagosur dy persona pasi Gjykata Themelore në Pejë shqiptoi 44 vite burgim për pesë të akuzuarit për vrasjen që kishte ndodhur më 2022.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz