back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaLajmeNjë kompani aplikoi, ajo e fitoi – Tender mbi 680 mijë euro...

Një kompani aplikoi, ajo e fitoi – Tender mbi 680 mijë euro për projektimin e parkut përkujtimor dhe bibliotekës presidenciale “Rugova”

Të ngjajshme

Komuna e Prishtinës ka dhënë kontratë në vlerë prej 689 mijë euro për projektimin e parkut përkujtimor dhe bibliotekës presidenciale për ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Sipas të dhënave të publikuara në platformën e prokurimit publik, kontrata është dhënë në kuadër të një konkursi projektimi, që ka të bëjë me hartimin e projektit arkitektonik dhe dokumentacionit teknik për parkun përkujtimor dhe bibliotekën presidenciale.

Procedura e prokurimit është iniciuar më 4 shkurt 2026, ndërsa hapja e tenderëve është bërë më 13 shkurt 2026. Kontrata është nënshkruar më 9 mars 2026.

Fitues i kontratës është shpallur një grup operatorësh ekonomikë, i përbërë nga kompanitë FST Engineering SH.P.K., LSN+Partners SH.P.K., N.N.SH. Vizion Project dhe ALN Architekturbuero Leinhäupl + Neuber GmbH.

Sipas dokumenteve të prokurimit, në këtë procedurë është pranuar vetëm një tender, i cili është shpallur edhe fitues.

Ky tender ka të bëjë vetëm me projektimin e parkut dhe bibliotekës, ndërsa ndërtimi i projektit pritet të zhvillohet përmes një tenderi tjetër në të ardhmen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz