back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeNjë javë nga vrasja në Hajvali, i dyshuari ende në arrati

Një javë nga vrasja në Hajvali, i dyshuari ende në arrati

Të ngjajshme

“Kamishi” dorëzon dy ankesa në PZAP

Bekim Haxhiu-Kamishi, kandidati i PDK-së në zgjedhjet e fundit...

Bie vlera e arit dhe argjendit

Një rënie e çmimeve të arit dhe argjendit u...

Zelensky pret vazhdimin e bisedimeve trepalëshe, Rusia shton sulmet vdekjeprurëse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se...

Ramush Haradinaj arrin në SHBA, do të ketë fjalim edhe në Capitol Hill

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Qetësinë e kryeqytetit e prishën një javë më parë, të shtënat me armë, që lanë të vdekur një person.

Pak orë para mesnatës, Hajvalia u trondit nga krismat, ku Muhamet Matoshi mbeti i vrarë.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore e Prishtinës, kishte deklaruar se i dyshuari është Xhemajl Nuhiu, i cili sot bënë 7 ditë që gjendet në arrati, raporton Klankosova.tv.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka publikuar fotografi të Xhemajl Nuhiut, si të dyshuar për vrasjen e Matoshit.

Përmes një postimi në Facebook, policia kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin nga qytetarët në ofrimin e informatave të cilat do të ndihmonin në lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, transmeton Klankosova.tv.

“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së tij, na kontaktoni direkt në: E-mail: [email protected] ose në numrin 192”, shkruan në njoftim.

Të Fundit

Sport

ShowBiz