Detaje të reja janë zbuluar nga skandali në Greqi, ku një prift që shërbente në zonën e Atikës, u kap me kokainë dhe kanabis, që i fshihte brenda kishës, teksa rezultoi se ishte pjesë e një bande kriminale.
Prifti i rremë 46-vjeçar ishte shkarkuar nga Kisha e Greqisë, por vazhdonte ta paraqiste veten herë si prift dhe herë si “Kryepeshkopi i Kalendaristëve të Vjetër”.
I akuzuari dyshohet se rrëfeu para policisë se fshihte drogën në kishë dhe pretendoi se ai vetë ishte përdorues droge.
Sipas raportimeve nga mediat greke, drejtuesja e bandës foli rreth mënyrës se si iu afrua 46-vjeçarit dhe e bindi atë të bashkëpunonte. Hetimi i Policisë tregon se ajo ishte përgjegjëse për rekrutimin e anëtarëve të organizatës kriminale dhe ofrimin e udhëzimeve të plota për anëtarët në lidhje me trafikimin dhe transportimin e paligjshëm të emigrantëve.
Në fakt, duke folur për televizionin MEGA, një banor i zonës tha se 46-vjeçari tha se ai ‘hiqte magjinë dhe shëronte kancerin’, duke futur besimtarët në një tjetër kurth e duke përfituar kështu para.
“Që në fillim, na ra në sy për keq dhe se diçka nuk shkonte mirë me të. Si e morën një hapësirë dhe e shndërruan në kishë? Ata shisnin gjëra që zakonisht shesin manastiret. Pashë që prifti ishte më parë ka qenë model, pastaj u bë kuzhinier dhe kishte dhe një kanal në Youtube. Ata gatuanin këtu, priftërinjtë blinin patate nga tregu lokal, ai kishte disa njerëz që shpërndanin kartolina për festat dhe ndihmonin. Në komunikimin e parë që pata me të, ai më mallkoi. Sepse i thamë të ulte altoparlantët dhe ai u zemërua. Pasditeve ai thoshte: ‘Eja, më lejo të të heq magjitë dhe të shëroj pacientët me kancer”, rrëfen qytetari.
Ndërkohë në vazhdën e hetimeve janë zbuluar edhe biseda mes priftit në fjalë dhe anëtarëve të tjerë të bandës.
Në bisedat e tyre me njëri-tjetrin, anëtarët e rrjetit “e pagëzuan” drogën si “qiri” dhe “sprej” për kokainën, ndërsa për kanabisin përdornin fjalët ” kafe ” dhe ” makarona” për kanabisin.
I njëjti raport thotë se për oficerët e policisë që e arrestuan, ai e deklaroi veten fajtor për të gjitha akuzat, megjithatë, përpara hetuesit, pritet që ai të ndryshojë qëndrim dhe të pretendojë se nuk di asgjë.
Hetimet e policisë po vazhdojnë për të identifikuar anëtarët e tjerë të rrjetit, si dhe çdo “klient” që bleu drogë nga kjo bandë… e veçantë.