back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeNjë i vdekur dhe 13 të lënduar nga aksidentet që ndodhën mbrëmë

Një i vdekur dhe 13 të lënduar nga aksidentet që ndodhën mbrëmë

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...

Zhegrova përfshihet në aksion, Juventusi shënon golin e dytë ndaj Romës

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
- Advertisement -

Të premten mbrëma kanë ndodhur pesë aksidente në rrugë të ndryshme të Kosovës.Nga këto aksidente mbeti një i vdekur dhe 13 të lënuduar, shkruan Express.

Në Milloshevë gjatë një vetë-aksidenti ka mbetur i vdekur një 65 vjeçar i cili dyshohet se paraprakisht kishte përjetuar sulm në zemër.

Aksidenti me më së shumti të lënduar ishte ai në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Pestovë ku gjashtë persona mbetën të lënduar të cilët kanë marrë edhe trajtimet mjekësore.

Edhe në rrugën Prishtinë – Gjilan kishte një aksident ku një person mbeti i lënduar pas aksidentimit të tri veturave.

Ndërkohë, disa vetura janë përplasur edhe në rrugën Magure – Lipjan, ku kanë mbetur të lënduar katër persona gjatë mbrëmjes të së premtes.

Aksident kishte edhe në rrugën Ferizaj – Kaçanik ku kanë mbetur të lënduar dy persona, njëri prej të cilëve është dërguar me nxitim për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK./Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz