back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeNjë “grusht” borë nga Dardha (Reportazh)

Një “grusht” borë nga Dardha (Reportazh)

Të ngjajshme

Selena Gomez festoi ditëlindjen, fansat mahniten nga detajet në tortën e saj

Aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez festoi ditëlindjen e saj...

Çalhanoglu flet për largimin e mundshëm nga Interi dhe për raportet e tij me Lautaron

Mesfushori turk Hakan Çalhanoğlu ka deklaruar se është “një...

Osmani: Shaban Manaj mbetet simbol i qëndresës dhe vizionit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar veprimtarin e...

Partizani pa trajner, Skënder Gega jep dorëheqje

Partizani i Tiranës ka mbetur pa trajner. Kjo pasi që...

Rreth 20 kilometra nga qendra e juglindjes së Shqipërisë, Korçës, ndodhet fshati turistik Dardhë.

Borë, ski, verë, lakror, mikpritje janë gjithçka ofrojnë banorët e atykëtushëm të kësaj pike turistike që shumëkush ka dëgjuar, por pakkush e njeh.

Nga Korça rruga fillimisht të çon në Boboshticën e famshme aty ku korçarët thonë: këtu hahet mirë, ndërsa udha fillon të dredhojë, duke ofruar një peizazh fantastik që ngjitet deri në lartësinë 1344 metër mbi nivelin e detit.

Bora mungon në Korçë këto ditët e para të motit të ri, por në Dardhë atmosfera është krejt ndryshe.

Teksa gjarpëron nëpër kthesa dëgjon shoferë që të bërtasin: Pa zinxhirë mos e merr mundimin të shkosh deri në majë, nuk ia del dot.

Ndonëse rruga e re, e shtuar mirë, i jep makinës “vënçe” do të thoshte ndonjë banor i zonës, disa kritika mund të ketë edhe për pushtetin lokal që duket se hedhjen e kripës dhe të skorjes e ka pasur me “kursim”.

Gjithsesi më pak vështirësi arrin deri tek pista e skive, aty ku është destinacioni i parë i aventurierëve.

Ndërsa gjatë rrugës kemi hasur edhe nga ata “kokëkrrisur” që më datë 1 janar ngjiten duke pedaluar dyrrotaken, pak si e çmendur si iniciativë, por jo e pamundur.

Për ata që kërkojnë të njihen me fshatin dhe të shijojnë ushqimet e zonës udhëtimi duhet të zgjasë edhe 5 minuta, deri në një pikë ku shumëkush i thotë “stop” makinës dhe niset të zbres nëpër rrugët e shtruara me kalldrëm.

Dardharët janë mjaft mikpritës, ata pak që kanë mbetur, ofrojnë dashuri, por edhe ushqim të mirë, dhe mbi të gjitha jo shumë të “kripur”.

Tek tuk syri të kap një kishë në fshat, aty me tutje edhe një klub pleqësie, godina thuajse të rrënuara, por më andej edhe atmosferë festash.

Rrugicat me borë dhe “qirinjtë” e akullit tregojnë se në fshat dimri ka ardhur ashtu siç duhet.

Edhe pse dielli tek tuk “zbardh dhëmbët” dhe duket sikur kërkon të ngrohë, kjo “lojë” e tij tashmë është e njohur për dardharët në stinën e gjatë të dimrit.

Zahireja, përrenjtë e akullt dhe tymi që del nga oxhaku (ato pak vende, ku mund t’i numërosh me gishtat e dorës) janë identifikues që këtu ka dimër, por ka edhe jetë.

Rrugëve me kalldrëm përshëndetesh me dardharë që nxitojnë të presin mysafirë, por nga dialekti dallon edhe nga Shqipëria e Mesme, tek tuk edhe nga veriu, ndërsa të huajt janë ata që dominojnë.

Dardha është fshati që me plot gojë mund të thuhet dora e njeriut nuk ka bërë “kasaphanë” në prerjen e pyjeve dhe në ndërtime informale, gjithçka është ashtu siç ka qenë këtu e shumë vite të shkuara, pyje të dendura dhe shtëpi karakteristike.

Diku ndërtesa dykatëshe me rrasa guri dhe tutje përdhesa me oborr para dhe portë hekuri.

Gatimi është një pjesë tjetër e rëndësishme që banorët e zonës mburren me krenari.

Lakrori me dy petë në saç është më i preferuari, por edhe mishi në hell i kafshëve të buta, madje edhe të egra ka “nam” në Dardhë.

Dikush preferon verën, por shumë “dashurohen” me rakinë e nxjerrë nga dardharët.

Nën tingujt e kitarës dhe të serenatave korçare kalohet një mbrëmje në Dardhë dhe në kthim askush nuk harron të marrë një “grusht” borë nga fshati që të ofron gjithçka.

Pak histori

Fshati është relativisht i ri, nëse do të pranojmë të tillë kohën prej tre shekujsh qëkurse kemi të dhëna historike. Është themeluar e rritur prej të “ikurve”, rebelëve që përndiqeshin e kishin hesape me guvernën osmane, shpesh sepse nuk donin të ndryshonin fenë. Këta njerëz me gen kryengritësish, gjetën strehë në këtë vend të thellë të maleve dhe u vendosën rreth një stani që gjendej nën një dardhë të egër. Kur i pyesnin “ku gjendeni”thoshin shkurt : “Tek stani nën dardhë”, prej nga koha nxori togfjalëshin “nëndardhë”, që shpejt u rrudh në fjalën “Ndardhë”.

Deri vonë , dardharët dhe fqinjët i quanin “ndardharë”. Dëshmia e parë historike deri tani gjendet në Enciklopedinë greke Pirsos (V!10,fq750) ku thuhet: “Në Dardhë, fshat shqiptar u hap shkolla greqisht më 1768. Nuk pritet të gjendet ndonjë e dhënë nëpër dokumente më të hershme osmane si tefterët e taksave, sepse Dardha ka qenë gjithmonë fshat i lirë, i përjashtuar prej tyre. Në fillim të shekullit XX, Dardha numëronte 400 shtëpi. Profesioni i parë i dardharëve duket se ka qenë ai i druvarit. “Me karvane prej 20-30 vetash, me mushka, të armatosur, u nisën fillimisht drejt pyjeve të zonave greke, atëherë ende nën Turqinë. Që nga viti 1800 deri në 1935-ën, në Olimp punonin ende sharrat e dardharëve, jo dosido, por me teknikën më të mirë të kohës, me ujë, aq sa mbeti edhe shprehja e njohur “Ia pret me sopatën e dardharit”, – shkruan për fshatin e vendlindjes së tij shkrimtari Teodor Laço. Dardha, siç shkruan Laço, mburret me origjinën që nga e folura deri te veshjet, këngët e vallet.

Studimi i arkitekturës së fshatit dëshmon për një model të veçantë të stilit evropian që haset edhe në fshatra të tjera të Jugut. Pamja që shfaqin ndërtimet dhe urbanistika e fshatit, ndërtesa solide, të bukura, prej guri të gdhendur e mbuluar me plloça të hirta, rrugët me kalldrëme, krojet e shumta, punishte për zeje kryesore, njësitë tregtare deri në fillim të viteve ‘40 i jepnin fshatit pamjen e një qyteze të lulëzuar, ndonëse për shkak të ikjeve në mërgim popullsia tani mezi arrinte 1 000 vetë.

Gjatë viteve 2000, fshati u bë qendër turistike dhe tërhoqi vëmendjen e medias veçanërisht për shkak të numrit të madh të të pasurve të rinj shqiptarë që zgjodhën të blinin vila pushimi në këtë fshat piktoresk duke punësuar të moshuarit e mbetur në këtë fshat për pastrimin dhe mirëmbajtjen e vilave të tyre. (Historiku i fshatit marrë nga Wikipedia)

Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit