BallinaLajmeNjë grua therret me thikë nga burri i saj

Një grua therret me thikë nga burri i saj

Të ngjajshme

Arenali dhe City bëjnë ‘histori’, ende pa nisur finalja e Carabao Cup

Arsenal dhe Manchester City kanë bërë histori që para...

Egli Tako shkëlqen në paraqitjen e fundit me fustan vjollcë!

Këngëtarja e njohur Egli Tako ka tërhequr vëmendjen e...

Vritet një person në Klinë, dyshohet se u qëllua nga vëllai i tij pas një fjalosjeje

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës,...

Malisheva nuk ka nevojë me dëshmu asgjë/ Ish-deputetja i reagon ashpër Sevdai Radogoshit

Ish-deputetja e NISMA-s, Arbëreshë Krasniqi, i ka reaguar ashpër...

Një grua është sulmuar me mjetë të ftohtë (thikë) nga bashkëshorti i saj.

Rasti në fjalë ka ndodhur në qytetin e Gjakovës, rreth orës 15:30. Viktima në këtë rast është dërguar për trajtim në spitalin ‘Isa Grezda’.

Kështu ka deklaruar për lajmi.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Gjurkaj deklaroi se me të marrë informatën, patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe me të dalë në vendin e ngjarjes ka takuar viktimën femër, e cila dyshohet të jetë sulmuar me thikë nga burri i saj.

“Datë 31.03.2021 rreth orës 15:30, Stacioni policor- Gjakovë ka pranuar informatë se një person i gjinisë femërore është sulmuar nga një person në rr. UÇK në Gjakovë. Patrulla policore i është përgjigjur rastit, dhe me të dalur në vend të ngjarjes ka takuar viktimën femër e cila dyshohet që është sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) nga burri i saj . Viktima është dërguar me Autoambulancë në Emergjencën e Spitalit Rajonale “Isa Grezda” në Gjakovë, pasi që ka pësuar disa lëndime ne qafë dhe dorë nga goditjet e të dyshuarit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e viktimës është stabile. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, njësitet policore janë duke e kërkuar te dyshuarin. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet relevante policore dhe Prokurori Kujdestar”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz