Një grua 70 vjeçare nga Kaçaniku që është kthyer nga Italia dërgohet në QKUK
03

Lexo edheHoxha i Klinës tregon për ceremonitë mortore se si po zhvillohen në qytetin e izoluar

Një grua e moshës 70 vjeçare nga Kaçaniku që pak ditë më parë ka ardhur nga Italia për në Kosovë është dërguar urgjentisht në QKUK, nën dyshimet se mund të jetë e infektuar me virusin korona, raporton Gazeta Express.
Rastin e ka konfirmuar për Express drejtoresha e shëndetësisë në Komunën e Kacanikut, Diana Reka. Ajo ka deklaruar se e njejta është dërguar për t’iu bërë analizat.
“Po jemi të njoftuar, dyshohet është një person i moshës 70 vjecare. Jemi të informuar, megjithatë duhet të priten analizat”, ka deklaruar ajo.

Lexo edheHoxha i Klinës tregon për ceremonitë mortore se si po zhvillohen në qytetin e izoluar
70 vjecarja kishte ardhur ditë më parë nga Italia, derisa, në rast se analizat dalin se ajo është e infektuar me virusin korona atëherë, do të izolohen dy familje, pasi që ditë më parë e njejta kishte marrë pjesë në një varrim.
Express merr vesh se gruaja është nga fshati Begracë i Komunës së Kaçanikut