back to top
Wednesday, September 3, 2025
BallinaBotëNjë fshat në Indonezi përfshihet nga “vërshimet e kuqe”, duken si liqen...

Një fshat në Indonezi përfshihet nga “vërshimet e kuqe”, duken si liqen gjaku (FOTO)

Të ngjajshme

Një 21 vjeçare tentoi të hidhej nga kati i katërt në Ferizaj, Policia arrin ta shpëtoj atë

Një rast vetëvrasjeje është arritur të parandalohet sot në...

KQZ-ja vijon de-certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen...

​Napoli e përjashton Lukakun nga lista e Championsit

Napoli ka bërë publike listën e lojtarëve të regjistruar...

“Fake news”/ Trump deklarohet pas raportimeve për vdekjen e tij

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ndaj spekulimeve që...

Një fshat në Indonezi është përfshirë nga vërshimet, por ajo që bie në sy është ngjyra e kuqe e ujit, duke e krijuar përshtypjen e pakëndshme të derdhjes së gjakut. Megjithatë, nuk ka asgjë për t’u frikësuar.

Mijëra përdorues të rrjeteve sociale publikuan fotografi dhe video të fshatit Jenggot, në pjesën qendrore të ishullit Java, i cili është prekur nga vërshimet. Ngjyra e kuqe e ujit është shkaktuar nga ngjyra që përdoret për ngjyrosjen e rrobave.

Ky fshat ndodhet afër qytetit Pekalongan, i njohur për prodhimin e batikut, metodë tradicionale indoneziane për përdorimin e dyllit për t’u rezistuar ngjyrave me bazë uji, shkruan Reuters.

Nuk është e pazakonshme që lumenjtë në Pekalongan të marrin edhe ngjyra të tjera. Uji me ngjyrë të gjelbër e mbuloi një fshat në veri të këtij qyteti gjatë vërshimeve muajin e kaluar.

Shefi i agjencisë për fatkeqësi, Dimas Arga Yudha, konfirmoi se fotografitë që po qarkullojnë në internet janë të vërteta.

“Vërshimet e kuqe janë si pasojë e ngjyrës batik, që është prekur nga ujërat. Ajo do të zhduket kur të përzihet me shi më vonë”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz