back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeNjë dokument evidenton se 26-vjeçari kishte probleme shëndetësore, por ai u dërgua...

Një dokument evidenton se 26-vjeçari kishte probleme shëndetësore, por ai u dërgua në konvikt

Të ngjajshme

Kajtazi i ashpër me VV-në: Janë antishqiptar, urgjencë kombëtare të largohen

Analisti politik, Vehbi Kajtazi ka thënë se kryeministri në...

AARC: S’ka sovranitet të Kosovës pa SHBA – të veprohet me urgjencë

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka shprehur “shqetësimin më...

Në rrethana ende të pasqaruara ka vdekur dje gjatë kohës sa po qëndronte në karantinë në konvikte, një 26-vjeçar nga komuna e Gjilanit, që ishte kthyer në Kosovë nga Gjermania ku ishte duke kryer studimet e nivelit master, shkruan Gazeta Express.

Prokuroria Themelore në Prishtinë sot gjatë ditës ka bërë të ditur se tashmë kanë filluar hetimet, për të zbardhur rrethanat se si ka ndodhur krejt rasti.

Hetime kanë kërkuar edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, madje, kreu i këtij dikasteri, Arben Vitia, tha se është duke e menduar edhe dorëheqjen.

Për të ndjerin është raportuar se ka pasur probleme shëndetësore me depresion, mirëpo sipas dëshmitarëve e familjes ky fakt është injoruar nga organet e rendit.

Ndryshe, megjithatë, deklarojnë në Ministrinë e Shëndetësisë. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, ka deklaruar sot në një konferencë për media se nuk kanë asnjë dokument që e vërteton sëmundjen e tij.

“Sa i përket të ndjerit nuk kemi pasur asnjë dokument që do të dokumentonte as edhe të vetmen sëmundje të tij”, ka deklaruar ai.

Vitia në anën tjetër ka thënë se do të kërkojnë raport edhe nga Gjermania.

“Ne do të kërkojmë raport nga secili institucion. Nga si është organizuar ardhja më 2 maj në Ambasadën në Gjermani, deri te përgjegjësit që mirëmbajnë dhe janë përgjegjës në qendren e studentëve në Prishtinë. Të gjitha këto raporte, do t’i shikojmë dhe kudo që ka ndonjë problem, ne do t’i publikojmë”, ka thënë Vitia.

Gazeta Express ka siguruar një dokument, që është botuar edhe në disa media, në të cilën thuhet se 26-vjeçari nga Gjilani ka probleme shëndetësore e për këtë i është lëshuar edhe një vërtetim. Megjithatë, nuk sqarohet se për çfarë probleme bëhet fjalë.

Se djali i tij ka pasur probleme me shëndetin ka deklaruar sot gjatë ditës edhe prindi i të ndjerit, Naim Musliu.

Ai ka deklaruar se djali ishte mërzitur gjatë kohës që i kishte rënë të qëndronte vetëm në shtetin gjerman.

“Pas sëmundjes së koronavirusit djali ndërpreu kursin, pasi që i thanë ata edhe u barikadua në banesën e njerëzve vullnetmirë, pa pare, dy muaj ditë. Aty filloi një mërzitje bejagi e mirë se të afërm në atë qytet s’ka pasë, por menjëherë pas kësaj e kam njoftuar kryetarin e Komunës se djali më tha se po mërzitna e po du me u kthy. Lutfi Haziri ka bërë çka është e mundur dhe ambasadori Beqë Cufaj, pa ndihmën e tyre nuk ka mundur djali të kthehet”, ka thënë Musliu, teksa ka sqaruar se djali i tij ka pasur probleme me veshka.

“Në aeroport kam qenë duke e pritur unë me shumë prindë të tjerë. Tentova me një dokument, që ky ka pasë para se me shku në Gjermani, ka pas prej bubrekve, duke ju treguar se ka stres, këta në aeroport as s’e kanë marrë parasysh. Kam tentuar përmes policëve nja dy-tri herë edhe ka fundi kanë mbetë 147. Nëntë prej tyre shumica të ri, i kanë marrë i kanë çu, ma mirë me thanë në ferr, sepse ferr ky për djalin tem. Dashtë zoti të mos ketë raste të tjera për asnjë fëmijë të botës, mos të ndodhë qysh më ka ndodhë mu”, shton ai.

Gazeta Express ka kërkuar sqarime në Ministrinë e Shëndetësisë, por edhe në Ambasadën e Kosovës në Gjermani për të parë se nga cili institucion është konstatuar se 26-vjeçari ka probleme shëndetësore. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nga MSH-ja dhe Ambasada nuk kanë kthyer përgjigje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz