BallinaJetëNjë djalë i vogël shumë i sëmurë në spital, qeni i tij...

Një djalë i vogël shumë i sëmurë në spital, qeni i tij bën atë që askush nuk e priste…

Të ngjajshme

Vetura godet për vdekje një këmbësor në Prizren

Sot rreth orës 18:30 në fshatin Piranë të Prizrenit...

Tragjedi në Piranë të Prizrenit, vdes këmbësori 81-vjeçar pasi u godit nga vetura – policia jep detaje

Një aksident ka ndodhur në magjistrlaen Prizren-Gjakovë, në fshatin...

Dy të arrestuar për përfshirje në rrahje në stadiumin e Shtimes

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se janë përfshirë...

Protesta në Shqipëri/ Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës, rrethohet nga truprojat

Sali Berisha ka braktisur protestën e opozitës, pasi është...

Roma i jep fund krizës së rezultateve, merr fitore ndaj Lecces

Roma e ndërpreu një seri prej pesë ndeshjesh pa...

“Qeni është shoku më i mirë i njeriut”. Është një mënyrë e njohur për të thënë që shpesh abuzohet, por që vetëm pjesërisht tregon se sa intime, autentike dhe plot dashuri mund të jetë marrëdhënia që lidh një qenie njerëzore me mikun e tij me katër këmbë.

Një marrëdhënie e besnikërisë absolute e qenve ndaj pronarëve të tyre, por ndonjëherë rezulton se realiteti ka të ngjarë të jetë edhe më i bukur se fantazia.

Historia që po përhapet si zjarri në rrjet është ajo e James dhe Mahe. James është nëntë vjeç dhe Mahe është qeni i tij i cili, 3 vjeç.

ShkodraNews shkruan: James është një fëmijë autik dhe jeton në Wellington, Zelandë e Re. Kur filloi të përkeqësohej, ai u shtrua në spital për disa ditë pasi i duhej të qëndronte nën vëzhgim për njëzet e katër orë në ditë.

Për një fëmijë kaq të vogël, spitali nuk është një mjedis i lehtë për të jetuar, veçanërisht për një kohë të gjatë. Duke e ditur këtë, mjekët i kanë dhënë mundësinë që ta mbante qenin Mahe pranë.

Qeni ka qëndruar pranë pronarit të tij të vogël, pa krijuar asnjë problem ose shqetësim për stafin e spitalit, shkruan ShkodraNews. Tregimet e nënës së tij zbulojnë se ai e mbikqyri James-in gjatë gjithë kohës dhe në sytë e tij ishte e mundur të shihej edhe një shqetësim i madh, duke dëshmuar për faktin se ai e perceptonte situatën problematike.

Këto ishin kohë të vështira, veçanërisht për familjen e James, por mund të themi që një qen i thjeshtë në një pamje sipërfaqësore na doli të ishte një engjëll i vërtetë mbrojtës. Një shembull i besnikërisë autentike.

Tani që kanë kaluar pothuajse dy vite që kur fëmija ka dalë nga spitali, marrëdhënia mes këtyre dyve është edhe më e fortë.

Këta dy miq të shkëlqyer arritën të kapërcejnë një moment shumë të vështirë së bashku, për fat të mirë mjekët nuk i ndanë kurrë. Çfarë mendoni për kafshët në spitale si një mbështetje psikologjike për pacientët? Lini një koment dhe mos harroni të ndani këtë histori të mrekullueshme me miqtë tuaj. /Përshtati: ShkodraNews

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz