back to top
Thursday, November 6, 2025
BallinaLajmeNjë ditë shtesë për dëshminë e Clarkut, miratohet kërkesa e mbrojtjes së...

Një ditë shtesë për dëshminë e Clarkut, miratohet kërkesa e mbrojtjes së Thaçit

Të ngjajshme

Pitt po kërkon miliona euro dëmshpërblim nga ish-gruaja e tij?

Beteja ligjore midis Brad Pitt dhe Angelina Jolie për vreshtarinë e tyre...

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda...

Policia sekuestron 7 qese me marihuanë në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së...

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë të ditur se është miratuar kërkesa e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi lidhur me dëshminë e Wesley Clarkut, ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë.

Gjykata Speciale njofton se do të jetë edhe një ditë shtesë për dëshminë e Clarkut.

“Pasi u informua se kjo dëshmi mund të fillojë vetëm më 18 nëntor pasdite, dhe pas shqyrtimit të kohës së nevojshme të vlerësuar nga palët, Trupi Gjykues miratoi kërkesën e Mbrojtjes për të rezervuar një ditë shtesë për seancë, më 21 nëntor, për të përmbyllur dëshminë”.

“Trupi Gjykues deklaroi se kjo ditë shtesë ishte rezervuar për të përmbyllur në mënyrë të shpejtë dhe të efektshme paraqitjen e argumenteve nga Mbrojtja, por megjithatë i kërkoi palëve që të përpiqen ta përmbyllin dëshminë më herët, nëse është e mundshme”, thuhet në njoftim.

Përveç këtij vendimi, Specialja njoftoi edhe për një ndryshim në orar për javën e ardhshme: seanca e hënën, më 10 nëntor 2025, do të fillojë në orën 14:00 dhe do të përfundojë në orën 17:00.

Gjithashtu, këtë javë nuk do të zhvillohen seancat e planifikuara në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Anulimi i sesioneve është bërë edhe zyrtarisht dhe krejt për shkak të shtyrjes së dëshmisë së diplomatit amerikan, Christopher Hill.

I njëjti, së bashku me një dëshmitar tjetër paraprakisht, të thirrur nga ish-presidenti Hashim Thaçi, pritet të dëshmojnë në javën që nis, më 10 nëntor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz