back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Një ditë për të kujtuar”, Kate shpreh dhimbjen dhe dashurinë për Liam...

“Një ditë për të kujtuar”, Kate shpreh dhimbjen dhe dashurinë për Liam Payne në ditëlindjen e tij

Të ngjajshme

Tayna krah për krah me Vjosa Osmanin

Artistja e njohur, Tayna, ka publikuar dy fotografi simpatike...

Bashkimi fitues në “Sezai Surroi”, e mposht thellë Sigal Prishtinën

Bashkimi ka arritur një fitore të thellë në Superligën...

“Hesht” Stamford Bridge, West Hami në epërsi

West Ham United ka shënuar golin e epërsisë ndaj...

Zyrtare: Delegatët nuk ia pranojnë dorëheqjen, Abdixhiku vazhdon drejtimin e LDK-së

Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë pranuar...

Kate Cassidy ka shpërndarë një homazh prekës për Liam Payne në ditëlindjen e tij të 32-të, duke i dedikuar një video-montazh të mbushur me momente të paharruara nga koha e kaluar bashkë.

Në videon e postuar në Instagram, ajo ndau disa nga momentet më të bukura, nga udhëtimet jashtë vendit dhe darkat bashkë, deri tek çastet më intime që ata kaluan së bashku.

Në një mesazh të ngarkuar emocionalisht, Kate shprehu dhimbjen për humbjen e tij dhe theksoi se do të “hiqte vite të jetës së saj për t’i dhënë atij disa më shumë.” Ajo përfundoi postimin me një dëshirë prekëse: “Gëzuar ditëlindjen Liam. Do të doja të mundnim të festonim së bashku. Në jetën tjetër, ndoshta”.

Ky dedikim vjen pas tragjedisë që ndodhi disa javë më parë, kur Liam humbi jetën nga një rënie nga ballkoni i dhomës së tij në një hotel në Argjentinë. Kate kishte qenë me të në atë udhëtim dhe kishte zgjedhur të kthehej më herët , vetëm për të mësuar për tragjedinë ditët pas.

Liam Payne, ish-anëtar i grupit One Direction, kishte luftuar me varësinë dhe kishte përfunduar një rehabilitim në maj të vitit 2023. Ai ka lënë pas djalin e tij 8-vjeçar, Bear, që e kishte me ish-gruan Cheryl Cole.

Të Fundit

Sport

ShowBiz