BallinaLajmeNjë ditë pas fitores në Llap, Albin Kurti: Komuna e qytetarëve, jo...

Një ditë pas fitores në Llap, Albin Kurti: Komuna e qytetarëve, jo e komunarëve

Të ngjajshme

Ministri izraelit kërkon zgjerimin e kufirit deri në lumin Litani të Libanit

Izraeli duhet të zgjerojë kufirin e tij me Libanin...

Fulham vendos ta blejë Chukwuezen, ja sa miliona do t’i fitojë Milani

Raportohet se Fulhami ka vendosur të aktivizojë opsionin e...

Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura

Zyrtarët doganorë zviceranë sekuestruan sasi të mëdha pule, patate...

Kurti takon ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi me mbështetje 50 milionë euro

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në...

Kryetari i Vetevendosjes Albin Kurti, përmes një mesazhi në Facebook, ka uruar qytetarët llapjanë, për zgjedhjen që bënë që në 9 muajt e ardhshëm t’i qeverisë Shpejtim Bulliqi.

Ai ka thënë se është humbur shumë kohë e vlefshe dhe se Shpejtimi është i domosdoshëm.

Postimi i plotë i tij:

Bashkatdhetarët tanë dikur kanë mërguar jashtë Kosovës për shkak të të këqijave të shtetit okupator serb. E, ka kohë që shqiptarët po shpërngulen për shkak të pushteteve tona të këqija. Ama së fundmi, ata kanë nisur ta përjetojnë këtë si një ikje nga vetja, si një deformim nga stërzgjatja. Në shekullin XX, gjyshi e babai ishin “gastarbeiterë”, e tash njësoj u dashka edhe djali e nipi në shekullin XXI?

Nuk mund të vazhdojë mërgimi që të vazhdojë sundimi. Shqiptarët duan ta ndryshojnë pamjen në pasqyrë, ta ndërrojnë përfaqësimin politik, ta reformojnë veten. Pra, dëshirojnë ta bëjnë vetveten, t’i përbëjnë institucionet, e jo të bëjnë si u thonë ata prej atje lart e larg, që pasurohen gjersa përbetohen. Njerëzit duan të qëndrojnë, teksa kërkojnë drejtësi dhe punë, tashti dhe këtu.

Shumë kohë të vlefshme kemi humbur të dashur qytetarë. Shpejtimi është i domosdoshëm. Urime të gjithëve fitorja në Podujevë e ngritja në Mitrovicë, dhe, ju faleminderit secilit prej jush!

Komuna e qytetarëve, jo e komunarëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz