Një ditë ka mbetur nga shterrimi afatit kushtetues për konstituim të Kuvendit të Kosovës ndërsa Vetëvendosja e mbyll seancën për të ashtuquajturin “Komision të Votimit të Fshehtë” për Albulena Haxhiun që s’ka vota.
Për opinionistin dhe ekspertin e sigurisë, Burim Ramadanin, Albin Kurti nuk i ka votat për qeveri dhe kjo është “fakti”.
Për zgjedhje të Kryetarit të Kuvendit, Ramadnai tha se 86 vota aktualisht janë në Kuvend për të zgjedhur Glauk Konjufcën.
Postimi i plotë:
Faktet mbeten fakte – nuk janë numrat për Qeveri bre!
Shiheni si është situata:
VV me 48 ulëse
Minoritetet jo-serbe me 7 ulëse
Minoriteti serb me 1 ulëse
48+8=56
Në rast të marrëveshjes me NISMA-n:
NISMA me 3 ulëse
Në total:
48+8+3=59
Kaq!
Përndryshe,
Për Kryetar Kuvendi janë të gatshme të paktën 86 vota për KONFJUCËN, kryetarin e deritashëm të Kuvendit dhe njeriun e dytë në VV (dhe më i votuari pas Kurtit!).
Për KONJUFCËN Kryetar Kuvendi:
48 VV
24 PDK
5 AAK
8 minoritetet jo-serbe
1 minoriteti serb
= 86 ulëse!