Një dhuratë si kjo, i jep të dashurës buqetën me para prej 52 mijë dollarësh
03

Lexo edheJa edhe për çfarë mund ta përdorni pataten (Foto)

Një person në Kinë i ka dhuruar të dashurës për ditëlindje një buqetë me para të vërteta në vlerë prej 52 mijë e 300 dollarësh (34 mijë juanë), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit të lajmeve Chongqing Morning Post, 7 persona për më shumë se 10 orë kanë punuar për të shndërruar paratë në një buqetë të madhe dhe për t’i dhënë formën e lules duke i bashkuar ato.
Personi i cili të dashurës së tij i ka dhuruar buqetën me para për ditëlindjen e saj, mund të marrë dënim për veprat penale “fyerje dhe dëmtimi i njërës nga vlerat kombëtare të shtetit, monedhës”.

Lexo edheJa edhe për çfarë mund ta përdorni pataten (Foto)
Në komentet në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen, disa kanë thënë se ky lloj i surprizës është e bukur ndërsa të tjerët mendojnë se duhet të gjendet ndonjë mënyrë tjetër.