Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Malishevë, ku një person ka sulmuar fizikisht një person tjetër dhe i ka shkaktuar lëndime në dorë me një thikë.
Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Malishevë 19.10.2025-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe i ka shkaktuar lëndime në dorë me një mjet të mprehtë(brisk).Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/