back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeNjë burrë e qëllon me armë zjarri një tjetër në Pejë –...

Një burrë e qëllon me armë zjarri një tjetër në Pejë – i lënduari në spital, i dyshuari shkon vetë në polici

Të ngjajshme

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në rrugën “Papa Klementi” në Pejë.

Një burrë atje ka shtënë me armë zjarri ndaj një tjetri, i cili më pas është dërguar në spitalin e Pejës.

Policia tha se i dyshuari pasi ishte larguar fillimisht nga vendngjarja, pastaj ai vetë është paraqitur në stacionin policor.

“Rr. Papa Klementi, Pejë  12.09.2025- 15:48. Një mashkull kosovar, ka mbetur i plagosur pasi i njëjti është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë dhe i njëjti më pas është paraqitur në stacion policor. Pas intervistimit në prezencë të avokatit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz