BallinaSportNjë brazilian në prova te klubi i njohur nga VALA Superliga

Një brazilian në prova te klubi i njohur nga VALA Superliga

Të ngjajshme

FC Prishtina po i vazhdon përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit.

Bardhekaltrit po ushtrojnë në Mazgit nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur shqiptar, Mirel Josa.

Ndërkohë, sot ekipi është vizituar nga kryesia e klubit, e cila i ka përcjellë nga afër ushtrimet. Presidenti Remzi Ejupi me bashkëpunëtorët e tij, Afrim Muçiqi, Fatos Hoxha e Fikret Maqastena etj, ishin të pranishëm në stërvitjen e sotme.

Image

Në stërvitje u pa edhe një futbollist që flitet se është brazilian, i cili është në prova.

Klubi edhe pse ka postuar foto të tij nga stërvitja, nuk ka dhënë më shumë informacione.

Image

Pas pak ditësh, kryeqytetasit do të transferohen në Turqi, ku do ta vazhdojnë fazën përgatitore.

Ata synojnë ta fitojnë titullin e kampionit ose Kupën e Kosovës, në mënyrë që të luajnë përsëri në garat evropiane.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz