back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeNismës i largohen edhe dy zyrtarë nga partia

Nismës i largohen edhe dy zyrtarë nga partia

Të ngjajshme

Barcelona i ‘fërkon’ duart, çmimi i Fermin Lopezit po rritet

Fermín López ishte shumë pranë largimit nga Barcelona gjatë...

Dëshmia e Rubinit, Ahmeti: Propaganda dashakeqe u çmontua sot në Hagë

Ish-ndihmësi i sekretarit Amerikan të Shtetit, James Rubin, po...

IKShPK apelon qytetarët që furnizohen nga Liqeni i Badocit që të mos e përdorin ujin për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë...

Nismës  Socialdemokrate pas dorëheqjes së ish-ministrit të Tregtisë, Bajram Hasani, sot janë  edhe dy  dy anëtarët e kryesisë së Degës në Gjilan, Fatmir Daku dhe Ridvan Xhemajli, trasnmeton Gazeta Metro.

Fatmir Daku  ka thënë se gjatë kohës sa kanë qenë pjesë e Nismës, janë përpjekur me tërë kapacitetin që subjektin e tyre ta shtrijnë në çdo lagje e fshat të Gjilanit.

Shkrimi i plotë:

“Të dashur miq,

Dua të ju njoftoj se nga sot unë Fatmir Daku dhe Ridvan Xhemajli – ish komandant i Stacionit Policor të Gjilanit nuk do të jemi më pjesë e strukturave të NISMA Socialdemokrate.

Ne si anëtarë të Kryesisë së Degës së Gjilanit dhe të Këshilli Kombëtar do ta pushojmë aktivitetin në këtë parti.

Sot po dalim ballëhapur nga NISMA. Prej themelimit të NISMA’s kemi qenë pjesë aktive e saj. Gjatë kësaj kohe jemi përpjekur që me tërë kapacitetin të shtrijmë në çdo lagje e fshat të Gjilanit subjektin.Zhvillimet e fundit në këtë subjekt në rajonin tonë, dorëheqja e ish ministrit Bajram Hasani e të tjerëve janë arsyeja e dorëheqjes.

Duam t’i falënderojmë drejtuesit e partisë, aktivistët dhe të gjithë ata me të cilët e kaluam këtë rrugë të gjatë, plot sfida por në të njejtën kohë ishte edhe kënaqësi të punosh me një ekip kaq të mirë.

Faleminderit për mbështetjen”./gazetametro.net

Nga Nisma Socialdemokrate, ditë më parë është larguar edhe ish-ministri i Tregtisë, Bajram Hasani.Ai ka thënë se do të jetë pjesë e politikës, por që nuk ka dhënë detaje se cilës parti do t’i bashkohet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz