BallinaLajmeNisma zyrtarisht konfirmon shkrimin: Po u prek ministri….

Nisma zyrtarisht konfirmon shkrimin: Po u prek ministri….

Të ngjajshme

Ibrahimi: Ministri Krasniqi s’ka të drejtë të përzihet në punët e Asociacionit të Komunave

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi,...

Personi i afërm me Vjosa Osmanin: VV-ja synon devijojë marrëdhëniet me SHBA-në

Kandidati i LDK-së për deputet, Bardhyl Hasanpapaj ka thënë...

Lama: Në arenën ndërkombëtare, Kosova po shihet si shtet jofunksional

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka deklaruar...

Ashtu siç kishte raportuar Veriu.info se mund të shkarkohet ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi për shkak të përjashtimit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga ENQA, për shkak të shkarkimit të Bordit të kësaj agjencie, Nisma e konfirmon qëndrimin e saj rreth kësaj çështje se nëse e Haradinaj e prek ministrin Nisma do t’i japë fund koalicionit qeverisës e me këtë edhe Qeveria do të bie.

Është një nga zyrtarët e Nismës për Kosovën, gjegjësisht këshilltari i Ministrit të Arsimit, Valmir Gashi, ai i cili ka thënë se partia e Limajt është shumë e qartë, po u shkarku ministri, bie qeveria.

“Partia e Fatmir Limajt tashmë e ka bërë të qartë: po u prek ministri, Qeveria bie!”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Pas raportimit të media se do të shkarkohet ministry Bytyqi, ka reaguar Qeveria e Kosovës, përmes një njoftimi dërguar mediave.
Në këtë njoftim thuhet se, “Qeveria e Republikës së Kosovës njofton opinionin se janë të pavërteta shkrimet e disa mediave për shkarkimin e mundshëm të ministrit Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

Me këtë rast, Qeveria e Kosovës bënë me dije se ministri Bytyqi është duke vazhduar punën në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve që i takojnë në pozitën e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.” Veriu.info

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz