back to top
Friday, November 7, 2025
BallinaLajmeNisma përkrah Shaqir Totajn për kryetar të Prizrenit

Nisma përkrah Shaqir Totajn për kryetar të Prizrenit

Të ngjajshme

Bellingham i gatshëm për Shqipërinë dhe Serbinë, publikohet lista e “Tre Luanëve”

Jude Bellingham është përfshirë në skuadrën e Thomas Tuchel...

Publikohet kënga e Rita Orës me Yll Limanin, bashkëpunimi i shumëpritur

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora tanimë ka...

Përhajr tifozëve katalunas, Barcelona rikthehet në “Camp Nou”

Skuadra e Barcelonës është rikthyer në stadiumin “Camp Nou...

Kosova në udhëkryqin e saj më të madh

Si e portretizon raporti i BE-së Kosovën si një...

Në një takim miqësor, Kryetari i Prizrenit dhe kandidati për një mandat të dytë, Shaqir Totaj, u takua me ish-kandidaten për kryetare nga Nisma Socialdemokrate, znj. Albulena Balaj-Halimaj.

Gjatë bashkëbisedimit, Totaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe të përfshirjes së të gjitha energjive pozitive për të ardhmen e qytetit.

“Me znj. Albulena Balaj-Halimaj ndamë të njëjtin qëllim – zhvillimin e Prizrenit. Vlerësoj gatishmërinë e saj për të kontribuar në këtë rrugëtim të përbashkët. Bashkimi i vizioneve dhe i përvojave tona është garanci për një Prizren edhe më të zhvilluar,” – tha Totaj.

Ai shtoi se ky bashkëpunim është dëshmi se përtej dallimeve politike, qëllimi i përbashkët duhet të jetë përparimi i qytetit.

“Kjo është fryma që na udhëheq – bashkimi për punë të mira, për rezultate konkrete dhe për fitoren që i takon qytetarëve tanë më 9 nëntor,” – theksoi Totaj.

Takimi u mbyll me zotimin për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të çuar përpara projektet që synojnë mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e Prizrenit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz