Pakënaqësitë lidhur me koalicionin e nënshkruar ditë më parë në mes të AAK-së dhe NISMËS për Kosovën, kanë nisur të shfaqen që në fillimet e nënshkrimit të këtij koalicioni.
Izet Ibrahimi së bashku me Iniciativën Qytetare për Drenasin (të cilët më vonë ju bashkuan NISMËS për Kosovën) kanë dhënë dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha strukturat udhëheqëse të kësaj partie, duke e pushuar kështu aktivitetin e tyre në NISMA.
Më poshtë mund të lexoni deklaratën e Iniciativës lidhur me këtë vendim
DEKLARATË
Në mbledhjen e jashtëzakonshëm të mbajtur me datë.27.04.2016 nga Këshilli Iniciues dhe Kryesia e Iniciativës Qytetare për Drenasin, e cila me vonë i’u bashkua NISMA për Kosovën, pas një debati të gjerë dhe elaborues rreth zhvillimeve të fundit në këtë subjekt dhe kundërshtimin që i ka bëre Kryetari dhe Kryesia vendimit të organeve qendrorë për koalicion të njëanshëm me AAK-në, ky Këshill aprovoi dorëheqjen e Kryetarit të NISMA për Kosovën,dega në Drenas z.Izet Ibrahimi.
Së bashku me dorëheqjen e Kryetarit Ibrahimi, dorëheqje të parevokueshme dhanë edhe anëtarët e këshillit Iniciues (lexo: Kryesia e NISMA për Kosovën – Drenas), të cilët nga sot pushojnë aktivitetin e tyre në NISMA Për Kosovën.
Me gjithë qëllimet fisnike për mbështetjen e Iniciativës NISMA për Kosovën që nga themelimi, dhe parandalimin e se keqes dhe hapjes së mundësive për ndryshimeve pozitive në vend, luhatjet e fundit nga krerët e këtij subjekti, veçmas vendimet e njëanshme që po pengojnë projektin tonë politik nën sloganin “NE MBAJMË FJALËN”, e kanë humbur kuptimin dhe nuk është në nje vijë më premtimet elektorale dhe votën të cilën kemi marre për të qenë parti parlamentare.
Angazhimi jonë i vazhdueshme në përfaqësimin e denjët të ofrimit të demokracisë dhe alternativës së re politike në Kosovë është shkelur nga organet qendrore të NISMA për Kosovën, dhe kësisoj angazhimi jonë i mëtejmë shkel obligimet dhe qëndrimet tona ndaj anëtareve dhe aktivisteve që tash e tri vite jemi bërë pjesë e ndryshimit. Ne asnjëherë nuk do bëhemi pjesë e pazareve politike sepse nuk është as në karakterin tonë por as në premtimin tonë për qytetaret e Drenasit, dhe njëkohësisht NE do vazhdojmë që edhe pas kësaj të kundërshtojmë fuqishëm këtë qeverisje që rrënoj lirinë, demokracinë, sovranitetin, mirëqenien dhe shpresën e qytetarit për një ditë me të mirë.
Prandaj duke e konsideruar koalicionin AAK/NISMA si shembje e shpresës se qytetareve për një opozitë të bashkuar e cila do ta ndryshonte qeverisjen në vend, dhe njëkohësisht duke e konsideruar se veprimet pa debat të gjerë me degët dhe nëndegët, dhe nga vendimet e nga dy apo tre persona janë të ngutshme dhe i shërbejnë këtij pushteti, NE nuk dëshirojmë që të bëhemi pjesë e këtyre pazareve.
Duke falënderuar të gjithë aktivistët, strukturat rinore, anëtarët e kryesisë dhe këshillit, dhe gjithë qytetaret e Drenasit në angazhimin e tyre për ndryshim dhe në besimin që i kanë dhëne kryetarit z.Izet Ibrahimit dhe strukturës se iniciativës Qytetare për Drenasin ( me vonë NISMA për Kosovën) , ne ju njoftojmë së nga sot pushon aktiviteti në këtë degë dhe shpallët e shpërberë.
Me respekt Këshilli Iniciues.