back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeNisma garon e vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Nisma garon e vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Të ngjajshme

“Dyfytyrësh”, Klodi dhe Benita përplasen në Post Big Brother

Sonte në Post Big Brother ka pasur një përplasje...

13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë...

Ramabaja: Njëri nga kandidatët e PDK-së për president është ish-komandant i UÇK-së

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar rreth çështjes së zgjedhjes...

Edhe shumë pak minuta kanë mbetur deri tek përfundimi i afatit për certifikimin e partive politike për pjesëmarrjet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Deri në ora 23:30, 23 subjekte politike kanë plotësuar online formularin për t’u certifikuar, prej të cilave 3 koalicione, 17 parti politike, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidati i pvarur.

Në këto zgjedhje, Nisma Socialdemokrate do të garoj e vetme, shkruan lajmi.net.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka dërguar listën e partive që kanë aplikuar për certifikim dhe koalicioneve.

SUBJEKTET POLITIKE APLIKUESE

Koalicionet:

  1. Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;
  2. Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe
  3. Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

Partitë politike:

  1. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;
  2. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:
  3. Kosovaki Nevi Romani Partia;
  4. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;
  5. Za Slobodu Pravdu i Opstanak;
  6. KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;
  7. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;
  8. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;
  9. SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;
  10. SRPSKA LISTA;
  11. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;
  12. FJALA;
  13. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;
  14. LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK);
  15. ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS (AAK);
  16. KOSOVSKI SAVEZ; dhe
  17. NISMA SOCIALDEMOKRATE.

Iniciativat qytetare:

  1. PËR SOCIALDEMOKRATËT E ASHKALINJËVE; dhe
  2. INICIATIVA QYTETARE PËR KOSOVË.

Kandidatët e pavarur:

  1. NEDŹMIDIN SEJDILAR;

Nisma socialdemokrate, ka realizuar bisedime për koalicion me LDK-në, por ato dalin të kenë qenë të pasuksesshme. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz