back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeNISMA e kalon pragun: Kaq deputetë do t’i takojnë secilës parti

NISMA e kalon pragun: Kaq deputetë do t’i takojnë secilës parti

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Me votat e rinumëruara dhe ato me kusht, Nisma Socialdemorkate e kalon pragun prej 5 përqind. Vetëvendosje me 29 deputetë, LDK me 28, PDK me 24, AAK-PSD me 13, dhe NISMA-AKR-PD me 6 deputetë, kështu pritet të duket Kuvendi i ri i Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Dilema të shumëta ka pasur këtyre ditëve, lidhur me atë se a do të kalojë Nisma Socialdemokrate pragun për të hyrë në Kuvendin e Kosovës. Sidoqoftë, nëse një gjë e tillë ndodhë, kësaj partie do t’i takojnë 6 deputetë.

Grafikoni i Klan Kosova i tregon shifrat e sakta, me votat e rinumëruara dhe ato me kusht, pa ato të diasporës që erdhen me vonesë dhe votat nga Serbia.

Ndryshe, pak më parë në Analizën Zgjedhore, Bilall Sherifi i Nismas tha se partia të cilën e përfaqëson e ka kaluar pragun zgjedhor.

Sipas Sherifit, partia e tij ka marrë 150 vota mbi pragun.

“Ne kemi 5.017% pa votat kriminale nga Serbia, ato vota janë organizuar mbushur, bartur të gjitha këto vota janë kriminale. Kemi 150 vota mbi pragun e 5%”, ka thënë ai./gazetametro.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz