BallinaRegjionaleDrenasNISMA-Drenori, lajme të reja rreth koalicionit

NISMA-Drenori, lajme të reja rreth koalicionit

Të ngjajshme

Goditet me veturë për vdekje një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30...

Dajaku: Amir Rrahmani është dashur të ftohet, për përkrahje morale

Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme...

Rruga Pejë – Kullë – Rozhajë mbetet e pakalueshme për kamionë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga...

Bild: Osmanin e njohën në Kosovë, këtu vetëm pas debutimit me Bayernin!

Erblin Osmani, 16 vjeç, bëri debutimin e tij të...

​Në Drenas u votua për ndryshim, qytetarët mbështetën votën për ndryshim, kështu tha deputeti dhe kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj në një intervistë për “Rubikon” të KTV-së, ku foli edhe për nënshkrimin e marrëveshjes me AKR-në në Drenas.

“Ne së bashku me AKR-në nuk bëmë asgjë tjetër veçse respektuam vullnetin e votuesve tonë. Sot e nënshkruam marrëveshjen për të vazhduar ndryshimin. Konkretisht marrëveshja mban pjesë programe të AKR-së dhe subjektit tonë. Kemi bërë fushatë në emër të ndryshimit. Këto grupe dhe kandidatë pak dallojnë pasi kanë bërë fushatë në emër të ndryshimit”, ka thënë ai.

Tutje Limaj ka thënë se janë në bisedime edhe me subjekte tjera, në mënyrë që ta jetësojnë dëshirën për ndryshim në Drenas, e cila sipas Limajt ju ka munguar tash e sa kohë qytetarëve.

“Jemi duke biseduar edhe me kandidatin e partisë Fjala. Ne jemi shumë të gatshëm që së bashku ta pranojmë kërkesën e Drenorit, pastaj ju mbetet dy kandidatëve të implementojnë kërkesat e tyre”, ka thënë Limaj.

E me LDK-në, Limaj ka thënë se kanë biseduar porse nuk kanë asgjë konkrete.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz