Friday, July 18, 2025
BallinaLajmeNISMA akuzon PDK-në se ka bërë presion në Drenicë për të votuar...

NISMA akuzon PDK-në se ka bërë presion në Drenicë për të votuar për ta

Të ngjajshme

Musliu godet Kurtin për pjesëmarrjen tij në Greqi: Katundi digjet K…. krihet

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër vizitën...

Sillet para Gjykatës polici i arrestuar për spiunazh, Bojan Jevtiq

Bojan Jevtiq, togeri i Policisë së Kosovës i arrestuar...

Vdes një 40 vjeçar në Dragash, u aksidentua me traktor

Një 40 vjeçar ka vdekur mëngjesin e sotëm në...

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se shtabi zgjedhor i tyre ka raportuar për disa parregullsi në procesin zgjedhor në Drenicë.

Siç njoftoi ai, në disa fshatra atje ka pasur presion ndaj qytetarëve që të votohet Partia Demokratike e Kosovës.

Para gazetarëve, Sherifi ka thënë se zgjedhjet në përgjithësi janë duke shkuar mirë, përjashtuar disa parregullsi në fshatrat e Drenicës, për të cilat ai ftoi organet e rendit që të ndërmarrin masat të cilat parashihen me ligj.

“Ne si parti kemi një ankesë që është bërë nga shtabi ynë në Skenderaj se ka në këto fshatra ka persona të paautorizuar nëpër objekte shkollore, është lajmëruar në KKZ, nuk është se vetëm ne po e bëjnë raportimin këtu, thjesht po informoj publikun me kërkesë, me një ankesë që e kanë bërë njerëzit e shtabit të Nismës në Skenderaj, ku ka vërejtje se qendrat e votimit në Kllodernicë, Runik, Prekaz i Ulët dhe i Epërm, Ticë, Açarevë, gjimnazi ‘Hamëz Jashari’ Abri e Poshtme, shkolla e mesme Anton Çeta Makërrmal, Izbicë. Pra, këtu sipas raportimit të shtabit tonë del se votuesit janë duke u ndikuar nga një numër i madh personash të paautorizuar dhe janë duke bërë presion të votohet për Partinë Demokratike të Kosovës”, tha Sherifi.

Ai tha se shpresojnë që KKZ do të merr masat e nevojshme, në të kundërtën ftoi organet e rendit që të shkojnë atje dhe të ndërmarrin masat që i parasheh ligji në raste të tilla.

- Advertisement -

Të Fundit