BallinaShowBizNisin xhirimet e filmit të ri artistik “Zbardhje”, rolin kryesor e ka...

Nisin xhirimet e filmit të ri artistik “Zbardhje”, rolin kryesor e ka një deputete

Të ngjajshme

Vjosa Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kujtoi ndërhyrjen e NATO-s...

PDK-ja mban konferencë për media në ora 14:00

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të...

A ndodhi puthja e famshme mes Mateos e Brikenes? (video)

Dyshja simpatike e “BBVA” Mateo e Brikena i kanë...

Rukiqi: Me një vendim qeveria mund ta ulë çmimin e naftës në 1.35 EUR

Berat Rukiqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës referuar çmimeve...

Haxhiu për 24 Marsin: NATO dhe UÇK-ja vulosën fatin e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 24 marsin...

“Zbardhje”, filmi i ri artistik i regjisores Kaltrina Krasniqi, i prodhuar nga Vera Films, ka hyrë në fazën e xhirimeve në Prishtinë. Projekti ribashkon bashkëpunëtorët kryesorë nga filmi i saj i parë me metrazh të gjatë “Vera Andrron Detin”, i cili pati premijerën në garën Orizzonti të edicionit e 78 të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venedik, ndërsa sjell bashkëpunëtorë të rinj në rolet kryesore, departamentet artistike dhe ekipin e produkcionit.

Në rolet kryesore të filmit janë Adriana Matoshi dhe Arta Dobroshi, në role mbështetëse  Kosovare Krasniqi, Agron Shala, Aurita Agushi, Art Pasha dhe Blerta Ismaili.

Vendosur në Prishtinën bashkëkohore, “Zbardhje” është dramë që ndjek dy gra jetët e të cilave takohen në punë. Fatimja vjen nga periferia e qytetit dhe punon si mirëmbajtëse, kurse Elvira drejton një kompani marketingu në qendër të qytetit. Filmi vëzhgon çfarë lind dhe s’mund të jetojë në mes tyre, përderisa qyteti përreth demolohet dhe rindërtohet.

Filmi “Zbardhje” e përdor zbardhjen si logjikë socio-kulturore, arkitektonike dhe zhvillimore. Hapësira, trupat dhe historitë pastrohen, sanitohen dhe fshihen në emër të aspiratave shoqërore.

Me skenar të Doruntina Bashës dhe producent Ares Shportën, filmi prodhohet me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës – QKK, Komisionit Kombëtar të Filmit të Bullgarisë, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë Shqiptare, Qendrës së Filmit të Malit të Zi, IFFR Hubert Bals Fund+Europe dhe Visions Sud Est. Ky film është bashkëprodhim Vera Films (Kosovë), Portokal (Bullgari), Papadhimitri Productions (Shqipëri) dhe Code Blue Production (Mali i Zi).

Në Kosovë, filmi ka gjetur mbështetje edhe nga partnerë të rëndësishëm vendor si Radix, Courtyard by Marriott Prishtina, Four Points by Sheraton Prishtina, Rodon Tech, Dukagjini Group, Meridian Kitchen, Novaza, TOK/DGTL, Korporata Rugovë, Ramiz Sadiku Complex ENG, Klinika Rezonanca, Noya dhe Kino Armata.

Në fazën e zhvillimit, projekti ka marrë mbështetje edhe nga Gothenburg Film Festival – Nordic Gateway (2025), Visions Sud Est – Zvicër (2024), Thessaloniki Film Festival – Agora Industry Program (2024), WEMW / East and West Co-Production Inspirational Labs (2024), MedPitching / MedFilmFest – Romë (2023), IFFR Hubert Bals Fund (2022), Torino Film Lab (2022), Arras Days – Arras Film Festival (2021), Qendra Kinematografike e Kosovës – QKK (2021–2024), Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe Komuna e Prishtinës, Republika e Kosovë (2021).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz