back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeNisin hetimet për rrëmbimin e 11 vjeçarit nga Shtimja, i dyshuar edhe...

Nisin hetimet për rrëmbimin e 11 vjeçarit nga Shtimja, i dyshuar edhe babai i tij

Të ngjajshme

11 vjeçari Erlis Tafa nga Shtimja, për të cilin u raportua se u kidnapua të martën është paraqitur në polici.

Ai ka dhënë dëshminë e tij për ngjarjen duke treguar mënyrën se si është rrëmbyer nga disa persona ma maska dhe është dërguar në një vend që Erlisi nuk arrin ta identifikojë.

Me këtë rast, pos policisë po merret edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukrie Jashari.

Në një përgjigje për T7 ajo ka thënë se po mbledhin dëshmi për ta zbardhur këtë të vërtetë.

Por, edhe pse informatat lidhur me këtë rast po mbahen të fshehura nga organet kompetente, T7 mëson se kjo është një rast i dyshimtë edhe për vetë policinë.

Është vetë, Prindi i Erlisit, Adem Tafa, që merret me biznes në Shtime është njëri nga të dyshuarit.

Këto dyshime u ngritën në deklaratën e parë që ai dha në polici pas rastit.

Ademi kishte deklaruar se ai ka borxhe, dhe ka persona që atij i kanë borxhe, duke hapur disa pista të mundshme për hetim dhe duke mos qenë i qartë në ato që thoshte.

Krejt kjo ndryshonte në rrëfimin që i njëjti dha një ditë më parë për T7.

Edhe pse thoshte se paratë nuk do të ishin problem në raste të tilla, duket se problemet për të kishin kohë që kishin nisur.

Emri i tij, sipas disa informacioneve, është parë në disa dosje në polici.

Krejt kjo, rezulton në dyshime për inskenim të situatës, ku viktimë mbetet një fëmijë 11 vjeçar.

Gjithçka mbetet të zbardhet kur kamerat e sigurisë do të japin imazh të qartë se çka kishte ndodhur në Shtime, me 08 prill, në orën 20:00. Këto pamje tash i ka prokuroria.

Dyshime ka edhe për shtëpinë që 11 vjeçari thotë se e kanë dërguar rrëmbyesit.

Në një shëtitje me policinë në Ferizaj, do të hidhet dritë edhe në këtë rrëfim.

Gjatë ditës T7 ka qëndruar në shtëpinë e tij në Shtime.

Familjarët deklaruan se Erlisi është i tronditur nga rasti dhe së bashku me nënën e tij kanë pranuar trajnim në spital.

Krejt kjo situatë enigmatike, me shumë pista dyshimi mbetet mister i një loje të përgatitur nga dikush.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz