Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë konfirmon se kanë nisur bisedimet trepalëshe ballë për ballë midis delegacioneve amerikane dhe iraniane me Pakistanin. Burime qeveritare të Pakistanit konfirmuan të njëjtën gjë, raporton BBC, përcjell A2CNN.
Zyrtari ka zbuluar më shumë detaje edhe mbi të pranishmit në sallën e negociatave. Delegacioni kryesor i SHBA-ve përbëhet nga Zëvendëspresidenti JD Vance, i dërguari special Steve Witkoff dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner.
Sipas zyrtarit të lartë, delegacioni më i gjerë amerikan përfshin këshilltarin e sigurisë kombëtare Andrew Baker dhe këshilltarin për çështjet aziatike Michael Vance.
Ekspertë amerikanë në fusha të ndryshme janë gjithashtu të pranishëm në Islamabad, sipas zyrtarit, me ekspertë të tjerë që mbështesin nga Uashingtoni. CBS bën me dije se SHBA-të kanë mohuar se kanë rënë dakord për zhbllokimin e aseteve iraniane.
Vlen për t’u theksuar se ky është takimi i parë ballë për ballë midis Uashingtonit dhe Tehranit që prej vitit 1979 në Islambad.