Nisi me një puçërr, mbetet pa vesh! Më e keqja nuk ka ardhur!

Një nënë është detyruar që të presë veshin e saj vetëm nga një “pucërr”. Mjekët mendonin se ishte lyth normal dhe nuk i dhanë rëndësi për 5 vite derisa u diangostikua me kancer në lëkurë.
Anthea Smith nga Winstaley po bën një kërkesë që në Britani të ndalohet marrja e rrezeve të diellit, të cilën e fajëson për sëmundjen e saj.
Fiksimi i saj për të marrë rreze filloi në moshën 14-vjeçare dhe beson se është përgjegjës për melanomën që i preku veshin e majtë, nyjet limfatike dhe gjëndrat e pështymës.
Pas dy operimeve të gjata dhe 32 kimioterapive, Andrea tani ka një vesh prostetike dhe jeton me probleme kronike balancimi, mpirje të fytyrës.

Lexo edheKonsumimi i pemëve dhe perimeve përmirësojnë disponimin tuaj
Dhe pavarësisht se është shëruar, Anthea jeton me mundësinë e tmerrshme që kanceri mund të kthehet.
Mamaja e dy fëmijëve vuri re një pucërr të kuqe të çuditshme në pjesën e veshit të saj të jashtëm në vitin 2010, por pohon se mjeku i saj e hodhi poshtë atë si një lyth.














